Avokatja dhe gazetarja e njohur i ‘ngushtojnë lakun’ AKSH-it/ Depozitojnë prova të reja në SPAK për tenderin 1.7 mln euro dhe bëjnë paralajmërimin e fortë: Një pronar i fuqishëm mediash…

0
70

Avokatja e njohur Adriana Kalaja sëbashku me gazetaren Alketa Çeku në një prononcim për mediat bëjnë  me dije se kanë nisur një procedim penal ndaj tenderit 1.7 milion euro bërë nga drejtuesja e AKSH-it për shpenzimet e reklamimeve në e-albania.

Kalaja njoftoi se sot ishin paraqit në SPAK me prova të reja për tenderin 1.7 milionë euro të bërë nga AKSHi.

‘’Ka filluar procedimi penal që i korrespondon numrit 42 të vitit 2023 bërë nga gazetarja Alketa Çeku, që lidhet me tenderin 1.7 milionë euro bërë nga drejtuesja e AKSH-it. Sot vijmë para SPAK-ut me informacione shtesë dhe me prova të reja të cilat implikojnë një pronar i fuqishëm mediash lidhur me këtë abuzim prej 1.7 milionë eurosh.

Ne i kemi kërkuar SPAK-ut ngritjen e një grupi ekspertësh auditues për të analizuar si ka evoluar pjesa e tenderit fiktiv dhe kush është përfituesi i këtyre parave’’, tha ndër të tjera Kalaja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here