Në orët e para të ditës së sotme ka rënë zjarr në Gjykatën e Lartë.
Raportohet se zjarri ka rënë në një lokal në tarracën e katit katërt të Gjykatës së Lartë.
Burimet policore bëjnë me dije se në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit dhe rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes..

































