Ja të thënat dhe të pathënat e intervistës së Arben Ahmetajt, si “ia bëri gropën” vetes ish-zv/kryeministri dhe blofi që luajti për t’i shpëtuar drejtësisë nga afera e inceneratorëve

0
120

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka nisur të ndieje frikën e burgut, fat ky që i kanoset për shkak se është përfshirë në shumë afera korruptive, sikundër është skandali me inceneratorët. Të enjten që shkoi, ish-ministri socialist Ahmetaj u shfaq në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan, nga ku kërcënoi hapur kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që për shkak të panikut që e ka mbërthyer, ai veshi kostumin e hipokritit, duke nxjerrë blof veten e tij, madje edhe duke e groposur. Gazeta “SOT”, si e vetmjamedia e shkruar dhe online që në këto 20 vite nuk i bën fresk askujt, ka denoncuar çdo skandal korruptiv dhe kriminal të konsumuar nga elita e politike në këto 30 vite në Shqipëri, ndërkohë që sot po sjell për lexuesin disa të thënë dhe të pathënë që dolën nga intervista e Ahmetajt. Ky i fundit u mundua me mish dhe me shpirt të shfajësohej nga afera e inceneratorëve, ndonëse në të vërtet dhe referuar fakteve e provave është i përfshirë në këtë megaskandal.

Ballafaqimi i fakteve

Më konkretisht zoti Arben Ahmetaj ka folur në “Opinion” për arrestimin e zyrtares së shtetit, Alda Klosi, me të cilën ai ka punuar dhe që disa herë ka pohuar se nuk ka pasur marrëdhënie. Por në intervistë ai ka dalë blof, teksa zbuloi se me Alda Klosin ka folur njëherë në telefon në muajin tetor dhe sugjerimi që i ka dhënë ka qenë “ndiq procedurën ligjore”.Sipas  tij, Klosi ka qenë një punonjës korrekte, ndërsa uron që ajo t’ia dalë në përballje me drejtësinë. Pra, referuar ballafaqimit të këtyre deklaratave, Ahmetaj tregon qartë se ka njohje me zonjën Klosi. Po ashtu, Arben Ahmetaj mund të ketë zbuluar mes rreshtave mënyrën se si janë pastruar 22 milionë dollarët që u akuzua se grabiti përmes një kontrate të paligjshme mes kompanisë së themeluar prej tij, “Hermes” dhe “Albtelekom” për blerjen e impulseve.Sipas kontratës të nënshkruar në fund të gushtit 2000, vetëm dy javë pasi kompania ishte regjistruar në QKB, Ahmetaj i bleu impulset 8 herë më lirë nga sa parashikonte një vendim i Këshillit të Ministrave dhe në një proces gjyqësor që u mbyll në 2016-n me tërheqjen e kompanisë, tashmë të privatizuar vlerësohej se dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit ishte 22 mln dollarë.Por, si mund të jenë pastruar paratë e korrupsionit? Vetë Ahmetaj mund ta ketë zbuluar se si. Mes deklaratave të bëra në “Opinion” javën që shkoi, ish-ministri tregoi se si kishte qenë një sipërmarrës i suksesshëm deri në 2008-n kur e shiti kompaninë.Tregoi se paguante deri në 1 milionë dollarë divident, ose tërheqje fitimi nga kompania që zotëronte para se ta shiste atë për t’u bërë deputet. Pse i duhej posti i deputetit një njeriu kaq të suksesshëm në botën e biznesit?Një përgjigje mund të jetë sigurimi i pushtetit dhe imunitetit që ai jepte për të mbrojtur veten nga aferat korruptive.Kjo përforcohet edhe po të kihet parasysh situata ekonomike për vitet që flet Ahmetaj, kur informaliteti shkonte deri në 70 për qind të ekonomisë, evazioni fiskal ishte galopant dhe me përjashtim të ndonjë kompanie të huaj, pothuajse asnjë kompani shqiptare nuk deklaronte dividente 1 milionë dollarë në vit.A janë këto para të deklaruara vërtet burim i të ardhurave të biznesit në atë kohë, apo janë faturime fiktive për të justifikuar ligjërisht 22 milionë dollarët e përfituar përmes kontratës abuzive me Albtelekom në vitin 2000? Kësaj pyetjeje përgjigje i jep vetëm një hetim i thelluar i SPAK, që kallëzimin e ka marrë në dorë tashmë.

Fshehja e udhëtimeve

Megjithatë ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj mohoi të të enjten që shkoi t’i ishin paguar udhëtime jashtë shtetit nga Klodian Zoto, i cili ështënë kërkim për korrupsion në aferën e inceneratorëve, pas një kallëzimi në SPAK në të cilin pretendohet gjithashtu se dy prokurorët  e çështjes kanë fshehur provat ndaj deputetit të Partisë Socialiste.Ahmetaj theksoi se asnjë nga këto akuza nuk është evërtetë, duke i cilësuar si gjueti shtrigash. Por e vërtetaështë ndryshe, pasi Ahmetaj ka pasur problem me akuzat për udhëtimet qysh prej vitit 2016. Asokohe dhe në përpjekje për të justifikuar para shqiptarëve dhe syve të prokurorisë 17 udhëtimet me charter dhe mbi 110 udhëtime me linjat e zakonshme, gjatë viteve 2014-2016, ish-ministri i Ekonomisë vetëm sa i rëndoi pozitat e tij, duke u bërë gati si një subjekt i mundshëm hetimi nga organi i akuzës, i cili meqenëse ditët e fundit është në qendër tëvëmendjes, ai rrezikon të përballet me këto akuza në SPAK. Përpos tre hyrjeve ilegale në Shqipëri, pra pa u regjistruar dhe lënë gjurmë në sistemin TIMS, ish-ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetajt, nëse do t’i referohemi deklaratave të tij të bërë disa vite më parë, duket se ka konsumuar disa vepra të rënda penale. Çfarë ka ndodhur? Ish-ministri Ahmetaj ka artikuluar katër alibi për të justifikuar 17 udhëtimet me charter, me një kosto prej 800 mijë eurosh. Nga salla e Parlamentit asokohe, ministri theksoi se udhëtimet ishin zyrtare. 17 udhëtime luksi dhe urgjencë me charter për interes të qytetarëve! Më pas, ministri theksoi se 17 udhëtimet me charter ishin sponsorizuar nga palët pritëse. Kush qenka Arben Ahmetajt, që pala pritëse i vë në dispozicion charterin? Në këmbim të cilit favor, “pala pritëse”, sponsorizoi asokohe udhëtimet e ish-ministrit me charter? Të katër versionet rëndojnë më tej pozita e ministrit përballë ligjit, nëse SPAK që tashmë ka nisur hetimet për aferën e inceneratorëve, do tëgërmojë akoma më shumë tek e shkuara e Arben Ahmetajt, fakte dhe prova këto siç janëudhëtimet e luksit me charter.

Ja si Ahemetja shkeli ligjin

Ndërkohë për t’u kthyer tek shkelja e ligjit, kujtojmë se nëse biznesmenë të ndryshëm ose “palët pritëse” kanë sponsorizuar udhëtimet me charter gjatë viteve 2014-2016, ish-ministri është hapur në pozitat e konfliktit të interesit. Në rastin konkret, Ahmetaj ka shkelur nenin 23 të ligjit për konfliktin e interesave, i cili ndalon që një zyrtar të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat. Ka dyshime të forta se sponsorizuesi i udhëtimeve ka marrë ndonjë hidrocentral mbi Drin apo ndonjë koncesion tjetër si shkëmbim. Mirëpo sidoqoftë, ish-ministri duhet t’u thotë shqiptarëve se çfarë investimi kanë prodhuar 17 udhëtimet me charter gjatë kohës kur ishte në qeveri. Pra, të gjitha këto ballafaqim, tregojnë se SPAK duhet të bëjë një hetim të thelluar për Arben Ahmetajn qysh nga fund i vitit 1999 e deri më tani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here