Teksa ish-presidenti i Republikës Ilir Meta është paraqitur në prokurorinë e posaçme SPAK, për të dëshmuar lidhur me marëveshjen e kompanive “CEZ Albania-DIA”, paralelisht në gjykatën e Fierit, zhvillohet një gjykim ku kërkohet lirimi i Kastriot Ismailaj.
Ismailaj, rezulton i dënuar me 11 vite burgim për akuzën e “Mashtrimit me shuma të mëdha” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.
Ndërsa një muaj më parë i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Fierit, ku argumenton se kërko lirimin me kusht, pasi ka kryer më shumë se 2/3 e dënimit të dhënë nga gjykata e Tiranës.
Pritet që në ditët në vijim të jetë gjyqtari i Fierit, Alfred Konomi, që do vendosi nëse të pranojë lirimin ose jo, të Kastriot Ismailaj.



































