Bëhet me dije se Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar sërish riekspertim të vendit të ngjarjes ku ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit
Pjerin Xhuvani u vra gjatë një përplasjeje me armë që ndodhi më 21 prill në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. Kujtojmë që Xhuvani njihej për angazhimet me disa parti politike në vend, së fundmi ishte militant i PS-së.
Përplasja ndodhi pasi e ashtuquajtura “Strukturë e PD për Mbrojtjen e Votës” ndaloi një makinë pa targa në lagjen “5 maji” në Elbasan.
































