Jeton mes luksit/ Vjen goditja e fuqishme për ‘vajzën’ e njeriut më të besuar të Vladimir Putin. Zbardhet vendimi i fundit

0
320

Britania ka shtuar sanksionet kundër Rusisë, duke sanksionuar edhe 65 individë dhe subjekte të tjera në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, sipas la repubblica.

Në listën e Britanisë është edhe 26 vjeçarja Polina Kovaleva, vajza e ministrit të jashtëm rus Serghei Lavrov, e cila jeton në një apartament luksoz në Londër.

Sanksione janë vendosur edhe ndaj gjashtë banka të tjera, duke përfshirë Alfa Bank, bashkëthemeluesit e së cilës përfshijnë oligarkët e sanksionuar më parë Mikhail Fridman, Petr Aven dhe German Khan. Prodhuesi më i madh në botë i diamanteve Alrosa është sanksionuar gjithashtu.

Ministrja e Jashtme Liz Truss e ka bërë të ditur lajmin përmes një njoftimi në Twitter, duke specifikuar se lista tani përfshin “më shumë se 1000 individë dhe kompani” që besohet se kanë lidhje me sistemin e pushtetit të Presidentit Vladimir Putin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here