Seanca për shkarkimin e Ilir Metës, Dervishaj kundërshton përfaqësuesin ligjor të Kuvendit, Bushka: Procesi duhet të ecë, kërkesa është serioze dhe…

0
244

Ka rinisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Vetë Presidenti Ilir Meta nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore. Kreu i Shtetit përfaqësohet në këtë seancë nga Këshilltari i tij Ligjor, Bledar Dervishaj dhe Drejtoresha Juridike, Katrin Treska.

Debati me rinisjen e seancës

Klotilda Bushka: Zoti Erind Mërkuri ka qenë ekspert ligjor gjatë procesit të hetimit në Kuvendin e Shqipërisë dhe është marrë si ekspert të së drejtës konsitucionalistëve sa i përket çështjes së të drejtësisë. Nuk është shprehur mbi vendimmarrjes e Kuvendit dhe sot nën natyrën e autorizimit që ka është vetëm për të bërë komente mbi pyetjet. Ne nuk mendojmë se jemi në kushtet e anshmërisë. Nuk ka aludime për çështje pavarësie apo qëndrime të njëanshme në këtë proces.

Erind Merkuri: Thirrja e tij është e detyrueshme. Kuvendi ka detyrim të thërrasë presidentin. Por thënë kjo, Kuvendi nuk është i lidhur të presë Presidentin.

Klotilda Bushka: Është padiskutim një detyrim, njoftimi për të marrë pjesë në këtë seancë, ashtu si edhe kërkesa për procesin e një kërkesë për shkarkimin e republikës të trajtohet me seriozitet. Detyrim është ta bëj këtë njoftim brenda objektivitet, por nga ana tjetër proces duhet të ecë. Është një kërkesë serioze dhe nuk duhet të mbarojë këtu. I janë ofruar mundësitë presidentit për të qenë në Komisionin e Ligjeve. Po ti referohemi edhe kërkesave të presidentit për të marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve.
Erind Mërkuri: Nuk është qartë pse presidenti nuk përcaktoi një përfaqësues në këtë rast, nisur edhe nga serioziteti i çështjes. (Prania në komisionin e ligjeve)

Pyetja nëntë, Janë rregullat e teknikës legjislative, si rregull shkrimi në njëjës nënkupton edhe shumësinë.

Kuvendi nuk bën hetim penal .kjo i takon prokurorisë. Është prokuroria që heton, në rastin tonë prokuroria e posaçëm. Nqs presidenti do të shpallej fajtor, atëherë hynë në lojë procedura parlamentare dhe nëse përbën krim, a është krim i rëndë apo jo. Duke qenë se në këtë rast veprimet e presidentit janë bërë publike dhe nuk kishte nevojë për një hetim të thelluar, afati 3 javor është konsideruar i mjaftueshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here