Meta nxjerr dekretin dhe zbulon zyrtarisht datën e zgjedhjeve: Ja në sa Bashki do të mbahen

0
194

Presidenti Ilir Meta tashmë ka firmosur dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki, Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Meta bën me dije në datën 6 mars 2022 do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore.

“Të dashur qytetarë,

Sapo dekretova caktimin e datës 6 mars 2022, për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Uroj që ky proces të jetë një shembull i besimit te demokracia dhe vota e lirë! ”, shkruan Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here