Nxehet situata/ Sali Berisha i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Lulzim Bashës dhe e sfidon publikisht: Kuvendi i PD do të mblidhet dhe s’mund ta ndalosh! Ke bërë pazar me…

0
255

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit të PD-së për të shqyrtuar vendimet e qeverisë amerikane.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha shkruan se “Kuvendi i PD do mblidhet në përputhje me statutin e PD dhe askush që tmerrohet prej tij nuk mund ta pengojë”.

Ndërsa Bashës=n, Berisha e quan “peng të Ramës”.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan:

Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite.

Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje.

Ai nuk nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.

Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar  PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe regjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.

PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj. sb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here