Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dha sot lajmin se është hapur gara për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Sarandës.
Sipas ministres Belinda Balluku, ai do të jetë një aeroport sezonal i cili do të arrijë në 150 mijë pasagjerë në vitin e parë e më pas ky numër do konsolidohet duke arritur në rreth 1 milionë pasagjerë në vit. Gjatësia e pistës do të jetë 2200 metra.
Data e përfundimit të dorëzimit të ofertave është caktuar 23 shtatori 2021.
Lidhur me procedurat për shpronësimet, u bë me dije se janë identifikuar hapësirat ku do ndertohet aerporti qe bien në dy zona kadastrale por detajet do te jepen per qytetaret kur të përfundojë faza paraprake.


































