Shpëtim Nazarko ishte i ftuari i dytë në “Dola te Ola”, ku tregoi për jetën e vet e cila mbart një histori sa prekëse aq edhe frymëzuese.Nazarko ka qenë pjesë e një familjeje të persekutuar.
- Aksident i rëndë pranë Thumanës/ Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me barrierat anësore, plagoset rëndë çifti. Dërgohen me urgjencë në spital
- Finalizohet mega-operacioni/ Kapet gomonia me 577 kilogramë drogë në Vlorë, arrestohen 3 persona, policia i ndoqi në tokë dhe në det. Zbardhet e gjithë skema e përdorur
- Yuri Kim bën lëvizjen e rëndësishme, takohet me kryebashkiakun socialist në Vlorë/ Çfarë kanë diskutuar?
Ai zbuloi në program se një person shumë i veçantë në jetën e tij është i ati, i cili edhe pse në moshë të thyer e surprizoi të birin me një videomesazh ku e përshëndeti me disa vargje të një poezie.
Shpëtimi mes emocioneve tregoi se ka lindur në internim në Lushnjë dhe tha se babai ka qenë mësuesi i tij i parë që në moshën 5-vjeçare. Ai kujtoi se një herë kur i ati e dërgoi në bibliotekë, pasi nuk kishin mundësi që t’i siguronin vetë librat, Nazarko e kishte gënjyer dhe nuk kishte shkuar. Teksa buzëqesh ai tha se babai e kishte rrahur dhe pas asaj ai nuk iu nda më bibliotekës.
Nazarko jeton ende me prindërit e tij, të cilët janë të dy rreth moshës 87-vjeçare. Ai shpreh se edhe nëna ka patur padiskutim një rol shumë të rëndësishëm tek ai.
Ndërkohë për faktin që nuk është martuar, Nazarko tha se shkak kanë qenë rrethanat e jetës me të cilat ai është përballur, pasi që në moshën 15 vjeç i është dashur të marrë rolin e kapitenit në shtëpi.
Nazarko është me origjinë nga Kolonja sikurse edhe vëllezërit korçarë, të cilët zgjodhën ta përshëndesin atë me një këngë të veçantë.