KAS nis nga puna/ Rinumërohen 53 kuti votimi nga 114 të Beratit, ja sa vota rikuperon LSI, zbardhet sa i duhen për të fituar mandatin. Vijon numërimi edhe për 61 kuti të tjera

0
296

Në qarkun e Beratit KAS po vijon numërimi i 114 kutive. Deri më tani janë rinumëruar 53 kuti nga të cilat LSI ka rikuperuar me 4 vota dhe Partia Socialiste me 6 vota.

Nga numërimi i kutive diferenca me vota është 74 vota, të cilat i duhen LSI që të fitojë mandatin.Bëhet fjalë për rinumërim të votave për partitë politike dhe vetëm 2 kuti për kandidatët. KAS ka ngritur 8 grupe numërimi të cilët do të vijojnë punën dhe sot pritet që të përfundojë numërimi i të gjitha kutive.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi 2 ditë më parë me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie në Berat dhe Gjirokastër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here