Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prevezë. Mediat lokale raportojnë se peshkatarët kanë nxjerrë nga deti Jon një peshk ton me peshë 130 kilogram.
Është një shans për peshkatarët e zonës që u vjen rrallë në jetë pasi maksimumi i peshës që kap peshku ton është 250 kilogram dhe për më tepër, zona nuk shquhet për këtë lloj peshku.
Peshku ton qendron zakonisht në ujërat e thella të oqeaneve, por në muajt maj-qershor afrohet në ujërat e cekëta.
