Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim është takuar me kreun e PD-së Lulzim Basha ku ka përsëritur thirrjen për kandidatë të pastër për deputetë për të gjitha partitë.
“Sot kisha një takim të shkëlqyer me kreun e PD-së, Lulzim Basha. U informova për programin zgjedhor të PD dhe partnerëve. Nënvizova se pres kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne gjithmonë do të jemi të përkushtuar për marrëdhënie të forta mes SHBA dhe Shqipërisë, dhe respekt për vendimin e votuesve më 25 prill”, shkruan Kim.