Presidenti Joe Biden ka kritikuar ashpër paraardhësin e tij Donald Trump lidhur me luftën ndaj koronavirusit.
Ai reagoi mbrëmë për planin e masave dhe u shpreh se nuk priste ta gjente situatën kaq keq.
“Ndërsa shkencëtarët bënë punën e tyre në zbulimin e vaksinës në një kohë rekord, paraardhësi im nuk e bëri punën e tij për t’u përgatitur për sfidën masive të vaksinimit të qindra miliona amerikanëve. Nuk e prisja situatën kaq keq përsa i përket logjistikës ”, tha Biden.