Nuk deklaroi refuzimin e vizës nga SHBA, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e ish-prokurorit Eugen Beci

0
214

Prokurori Eugen Beci largohet përfundimisht nga sistemi i drejtësi. Ditën e djeshme trupa gjykuese e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, si dhe Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari dhe Sokol Çomo anëtarë, la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, Eugen Beci. “Subjekti ka bërë deklarim të pasaktë dhe të pavërtetë në formularin e pastërtisë së figurës për revokimin e vizës nga SHBA. Vendimi 171 i Komisioni të Pavarur të Kualifikimit lihet në fuqi me shumicë votash”, deklaroi kryesuesja e trupës, Natasha Mulaj, raporton “Reporter.al”. Ish-prokurori Beci u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në qershor 2019. Përveç deklarimit të pasaktë dhe fshehjes së fakteve në formularin e kontrollit të figurës-për sa i përket revokimit të vizës në SHBA, KPK gjeti se subjekti i rivlerësimit nuk kishte shpjeguar bindshëm brumin e pasurive në pronësi, në përdorim dhe posedim të tij. Ndërkohë kryesuesja e trupës, Natasha Mulaj shpjegoi gjatë shpalljes së diapozitivit të shkarkimit të Becit se KPK e kishte gjetur me mungesë të burimeve të ligjshme në vitin 2007, 2009 dhe vitin 2014. Probleme me justifikimin e pasurisë sipas KPK-së kanë pasur dhe personat e lidhur me subjektin e rivlerësimit. Megjithatë, me shumicë votash Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka amnistuar Becin për sa i përket kriterit të pasurisë, ndërkohë që edhe konfirmimi i shkarkimit të tij nga detyra për kriterin e pastërtisë së figurës e ka përçarë trupën gjykuese. Më tej, “Reporter.al” nga shpallja e vendimit është e paqartë se kush nga gjyqtarët nuk e ka konsideruar heqjen e vizës nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe mosdeklarimin dhe fshehjen e këtij fakti në formularin e pastërtisë së figurës si një arsye të mjaftueshme për shkarkimin e Becit. Gjatë seancës dëgjimore në KPA pretendoi se mosdeklarimi në formular i revokimit të vizës kishte qenë një keqkuptim dhe se ai nuk kishte pasur për qëllim fshehjen, pasi bashkë me formularin kishte dorëzuar pasaportën, e cila kishte në një faqe të saj edhe vulën për revokimin e vizës. Por justifikime të ngjashme të ofruara nga ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli nuk kanë pirë ujë me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Në vendimin për Zenelin Kolegjit prezumon se subjekti i rivlerësimit në momentin e revokimit të vizës duhet të jetë informuar në mënyrë shteruese me shkrim dhe me gojë dhe duhet të ketë qenë i qartë për fatin e vizës së tij dhe arsyet e revokimit të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here