Plagoset me thikë në gjoks përmbaruesi privat në Sarandë/ Identifikohet autori që kreu krimin

0
311

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë. Mësohet se gjatë një sherri ka mbetur i plagosur me thikë në gjoks përmbaruesi Baftjar Nela.

Ky i fundit ndodhet në urgjencën e spitalit të Sarandës. I plagosuri ka treguar para oficerëve të policisë se e ka qëlluar Aleksandër Camandioti.

Përmbaruesi kishte shkuar për të dorëzuar njoftim për masë sigurie të 2 apartamenteve, kur është përballur me sulmin. 53-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here