“Ja dhe kjo punë mori fund”/ Salsano ‘thumbon’ Xhemi Shehun nga darka me Altin Bashën

0
396

E komentuar në media dhe rrjetet sociale për largimin e saj nga emisioni më i ndjekur “Portokalli” pas shumë vitesh si drejtuese dhe moderatore e shumë formateve në Top Channel.

Xhemi Shehu këto lajme i konfirmoi edhe vetë pak ditë më parë kur një komentuese e pyeti: “E vërtetë që s’do jesh më në Portokalli?” Xhemi nuk hezitoi të përgjigjej dhe konfirmoi me një “Po”.

Megjithatë ndryshe lë të kuptohen postimet e fundit të moderatores. Së fundmi Xhemi u shfaq me Arbanën në ambientet e Top Channel ndërsa mbrëmë darkoi krah aktorëve Ledio Lako dhe Albana Perhati.

“Ja dhe kjo punë mori fund”, shkruajti Xhemi krah fotos. Nuk vonoi edhe një postim nga kolegu i saj, Salsano Rrapi, i cili ndodhej për darkë me regjisorin Altin Basha dhe bashkëshorten e tij.

“Ja dhe kjo punë mori fund”/ E konfirmoi vetë largimin nga

“Rubrika thashetheme 2. Ja dhe këto 2 punë morën fund”, ka shkruar Salsano, si një “thumb” ndaj Xhemit, por sigurisht me nota humori.

“Ja dhe kjo punë mori fund”/ E konfirmoi vetë largimin nga

Këto postime kanë bërë të aludohet se Xhemi në të vërtet nuk po largohet nga “Portokallia”, por lajmet mbi largimin e saj kanë qenë thjesht thashetheme, siç e cilëson edhe Salsano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here