Fluturon kurba/ Alarmante situata në Maqedoni e Veriut, mbi 100 të infektuar nga COVID, ja sa ka shkuar numri i të vdekurve për 24 orët e fundit

0
303

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, janë konfirmuar 4 viktim dhe 101 raste të reja nga 974 testime të kryera për koronavirus. Viktimat shënohen në Tetovë, Kumanovë, Prilepi dhe Shkup.

Instituti për Shëndet Publik ka raportuar se këtë të mërkurë janë shëruar 10 pacientë, prej të cilëve 8 nga Tetova dhe 2 nga Velesi.

Deri tani regjistrohen në total 2,492 të prekur me COVID dhe 145 vdekje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here