Shërbimi i çështjeve të brendshme dhe ankesave i referoi prokurorisë hetimin paraprak ndaj veprimet të dy oficerëve te policisë te dyshuar se kanë reaguar me vonesë për te ndaluar një te dyshuar për krime seksuale. Rasti i kallzua nga një burrë dhe vajza e tij 15 vjeçare qe pretendojnë se specialistët e hetimit pas kallzimit për ngacmimin e adoleshentes , nuk e kishin referuar për dhunë seksuale por për kanosje.
Por ndërsa ky version rrëzohet pasi dosja që gazetarja Anila Hoxha disponon tregon qe shtetasi O. N., u referua për hetim për akuzën e dhunës seksuale, rrethana qe rëndon oficerët është pikëpyetja se përse menjëherë pas ngjarjes i riu u lejua te largohej ne shtëpi, për tu arrestuar tre ditë me vonë. Oficerët e dyshuar deklarojnë se pasi kishin administruar kallzimin nga vajza dhe i ati, ata morën mendimin e prokurorit se si duhet te vepronin qe i kishte udhëzuar ne telefon ta pyesnin jo si person nën hetim por si person qe ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe për këtë shkak pasi morën deklaratën e tij e lanë te lirë për ta arrestuar pas ankesave te te dëmtuarve. Siç thuhet ne dosje, 15-vjeçarja kishte dalë gjatë karantinës për vrap ne Dajt. Asaj ju ndërpre rruga nga një motorist qe e ftoi ta shoqëronte, por kur vajza refuzoi ai e ndoqi ne këmbë për gati 30 metra, iu afrua dhe kur ajo tentoi te bërtasë i mbylli gojën dhe e preku ne vendet intime./ Tch