Grabitet banesa në Tiranë, autorët lidhin familjarët nën kërcënimin e armës dhe iu marrin gjithçka

0
344

Një familje ka rënë pre e grabitjes në orët e vona të natës së kaluar, në fshatin Qinam të Tiranës.

Mësohet se tre persona të paidentifikuar ende kanë hyrë në ambientet e banesës dhe nën kërcënimin e armës kanë lidhur anëtarët e familjes dhe kanë grabitur paratë dhe sendet me vlerë.

Nga raportimet e para, bëhet e ditur se anëtarët e familjes vetëm janë lidhur nga grabitësit, por nuk janë dhunuar.

Ndërkohë, sapo janë larguar grabitësit nga banesa, familjarët kanë njoftuar policinë. Momentalisht, në komisariatin nr.5 janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për ngjarjen dhe po merren në pyetje nga policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here