“Zoti e ndihmoftë Metën”, Presidenca i përgjigjet ‘flakë për flakë’ ministres Spiropali: Moj e çmendur, po edhe për…

0
356

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili tha se më 2 mars do të zhvillojë një protestë me qytetarët ku do të lidhin ‘besën’ dhe se prej aty do të fillojë edhe shpartallimi i grushtit të shtetit.

Ministrja pyet se pse ai priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin, teksa shton se keqardhja për Ilir Metën s’ka të sosur.

Menjëherë ka reaguar zëdhënësi i presidentit Ilir Meta Tedi Blushi. Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi i kujton Spiropalit se popullin do e shohë shumë shpejt.

Tedi Blushi shkruan:

“Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë!

Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës.

Mbani fort oligarkët se ata janë të besës.

Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt!
Edhe pak durim!

Me qetësi dhe drejtësi!

Për gjuhën jashtë kontrollit, nuk kemi koment, se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here