OFL i kërkoi të deklarojë pasurinë, bën reagimin e papritur avokati i Ervis Martinajt

0
410

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi sot kërkesën për të deklaruar pasurinë Ervis Martinajt një personazh i njohur për drejtësinë, nën hetim për përplasjen me armë në Bllok.

Avokati i tij, Marash Marashi në një prononcim për Abc News ka deklaruar se Martinaj nuk është subjekti i aktit normativ “Anti-KCK”, pasi në nenin 5 të këtij ligji janë të përcaktuara se kush janë subjektet.

Sipas avokatit, Ervis Martinaj nuk është hetuar dhe as i dënuar për veprat penale, ku parashikohet sekuestrimi i pasurisë.

Gjithsesi, ai tha se klienti i tij do ti përgjigjet policisë dhe do të deklarojë pasurinë.

“Jemi në dispozicion për çdo pyetje të OFL në lidhje me pasurinë”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here