Në 2 mars me popullin në bulevard për të rrëzuar qeverinë? Dritan Hila zbulon planin ‘e vërtetë’ të Ilir Metës: Nuk do ta njohin ndërkombëtarët

0
350

Presidenti Ilir Meta zbret në terren në aksion kundër qeverisë për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Kreu i shtetit në datë 2 mars ka thirrur sikur tha ai, popullin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përpara Kryeministrisë për të lidhur besën për të shpartalluar regjimin. Ilir Meta u shpreh se në këtë datë, kur ka thirrur popullin në bulevard do të firmosë edhe dekretin e parë për çmontimin e grushtit të shtetit.

Gazetari Dritan Hila tha se nëse qëllimi i Metës ka qenë që të sfumojë ndihmat që Rama mori në Bruksel ai ia arriti qëllimit.

Dritan Hila:

“A ka mundësi Ilir Meta të shpërndajë kuvendin dhe kalojë vendin në zgjedhje të parakohshme?

Shumica e juristëve e mohojnë në mënyrë kategorike. Këtë mund ta bëjë vetëm Edi Rama me mocion mosbesimi ndaj vetes, ose opozita nëse do kishte 62 vota. Mirëpo as Rama dhe as Rudina Hajdari duket se nuk e kanë ndërmend.

A mundet Meta të mbledhë një miting që të përmbysë rendin ekzistues?

Që të kesh 200 veta sa për të bërë grusht shteti, gjenden dhe nuk është se nuk realizohet. Vetëm se puna është që nuk të njohin ndërkombëtarët. Viti 1998 është një leksion i provuar.

Të mbledhësh një miting dhe bllokosh qeverinë deri në rrëzimin e saj nën shembullin e Ukrainës dikur, viti i shkuar tregoi se nuk ka gjasa. Por edhe në këtë rast nuk të njohin ndërkombëtarët.

Atëherë përse e bën Ilir Meta këtë lëvizje?

Për të trembur Edi Ramën, është pak e vështirë, jo se ai nuk trembet, por ikën bashkë me vulat e qeverisë në Vuno dhe aty do presë derisa ndërkombëtarët të ndërhyjnë. Dhe nuk do vonojnë ta bëjnë. Viti që shkoi, ishte një katastrofë politike për opozitën, pasi edhe kush dyshonte se Berisha apo Meta mund të destabilizonin vendin, tani e hoqi çdo dyshim.

Nëse qëllimi i Metës ka qenë që të sfumojë ndihmat që Rama mori në Bruksel, atëherë ia ka dalë. Por këtë mund ta bënte edhe pa kosto politike. Mjaft të dilte lakuriq në bregun e Gjirit të Lalëzit, dhe suksesin mediatik do ta kishte të garantuar, sikurse kryearmiku i tij dikur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here