Frrok Çupi bën deklaratën ‘bombë’, zbardh lëvizjen e bujshme të Ilir Metës: Brenda opozitës po ndodh një nga tërmetet më të rënda…

0
400

Presidenti Ilir Meta zbret në terren në aksion kundër qeverisë për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Kreu i shtetit në datë 2 mars ka thirrur sikur tha ai, popullin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ përpara Kryeministrisë për të lidhur besën për të shpartalluar regjimin. Ilir Meta u shpreh se në këtë datë, kur ka thirrur popullin në bulevard do të firmosë edhe dekretin e parë për çmontimin e grushtit të shtetit.

Analisti Frrok Çupi shprehet se brenda opozitës po ndodh një tërmet nga më të rëndat që mund të ketë një lëvizje politike

“Brenda opozitës po ndodh një tërmet nga më të rëndat që mund të ketë një lëvizje politike. Ilir Meta duke e ditur që nuk është më President po kërkon të kapë PD-në për të eleminuar kryetarin e opozitës, për ta nxjerrë në një parti të vogël, që të lidhë koalicion me partinë e dytë opozitare më të madhe”, tha ai në Top Talk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here