“Do shpartallojmë grushtin e shtetit”/ Pas deklaratave të forta të presidentit, reagon për herë të parë PS: I ka dalë gjuha jashtë kontrollit. Zoti e ndihmoftë!

0
333

Pas deklaratave të forta që bëri presidenti i vendit, Ilir Meta, ditën e sotme në konferencën e jashtëzakonshme, ku lëshoj thirrje për protestë me datën 2 mars. Vjen reagimi i parë nga Partia Socialiste, Elisa Spiropali i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta se më 2 mars do të zhvillojë një protestë me qytetarët ku do të lidhin ‘besën’ dhe se prej aty do të fillojë edhe shpartallimi i grushtit të shtetit.

Spiropali thotë se Metën nuk e ndihmon dot as Basha dhe as populli ndërkohë që grushti ishtetit ka nisur në kokën e Ilr Metës që prej nisjes së Reformës në Drejtësi.

”Pyetja sot s’është pse Presidentit i ka dalë gjuha jashtë kontrollit dhe s’ka më asnjë kontroll mbi Ilir Metën.Kjo dihet.Pyetja është pse Ilir Meta priti Konferencën e Donatorëve për ta ribërë leckë Presidentin!Keqardhja për Presidentin ka sosur.Ajo për I.Metën s’ka të sosur!

Zoti e ndihmoftë Ilir Metën se Presidentin s’e ndihmon dot më as Luli! Populli jo e jo. Sa për grushtin e shtetit,ai ka nisur në kokën e Ilirit qysh kur nisi Reforma në Drejtësi dhe do të vazhdojë sa herë që në konsensus me SHBA/BE ne miratojmë ligje që atij i duken grushta.”- shkruan Spiropali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here