Policia e gjitha në këmbë/ Kontrolle të rrepta gjatë natës, policia jep detajet e arrestimeve. Kush përfundoi në pranga gjatë operacionit?

0
367

Me anë të një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit ka bërë me dije se tre persona janë arrestuar mbrëjmen e djeshme në Fier gjatë kontrolleve të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që mbajnë armë pa leje.

Njoftimi i plotë i policisë

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, gjatë kontrolleve të ushtruara, arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 20 vjeç, banues në Skrapar.

Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi ju gjet një armë zjarri automatik dhe 1 krehër me 10 fishekë, vepër penale për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. S., 30 vjeç, banues në Divjakë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë, kontrollet kanë vijuar dhe nga Policia Rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor dhe si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: R. K., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe J. Xh., 33 vjeç, banues në Fier, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Kontrollet e Policisë do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here