4 ditë në javë punë? Kryeministrja më e re në botë është gati ta bëjë realitet për popullin e Finlandës

0
380

Kryeministrja e re e Finlandës, Sana Marin është gati të realizojë idenë e saj për të ulur orët e punës për shtetasit e saj.

Para se të bëhej kryeministrja më e re në botë, Marin ka qenë ministre Transporti dhe asokohe ajo kërkoi njerëzit të mos punojnë më 8 orë, por 6 orë në ditë. Po ashtu, ideja e saj ishte që ata të punojnë vetëm 4 ditë në javë.

“Pse të mos jetë ky hapi i radhës? A është tetë-orarëshi e vërteta përfundimtare? Besoj se njerëzit meritojnë të shpenzojnë më shumë kohë me familjen si dhe të merren me të tjera aspekte të jetës, si kultura”, tha ajo në gusht të vitit 2019.

Marin shpresonte që propozimi i saj të bëhej realitet shumë shpejt në vendin e saj, ku orari është tetë orë në ditë për pesë ditë në javë. Mesa duket, tani ajo do të bëjë realitet një gjë të tillë, duke qenë se më herët pengesë ka qenë opozita.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here