Kriza në Kushtetuese, sot vuloset fati për emrin e dytë të dekretuar nga presidenti, KPA vendos nëse Xhaferllari ka status magjistrati

0
484

Marsida Xhaferllari do të përballet sot me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi kjo e fundit do të vendosë fatin e saj në Gjykatën Kushtetuese, pas vendimit të KPK se Xhaferllari nuk e gëzon statusin e magjistrates. “Telashet” nisën kur Marsida Xhaferllari, anëtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese e dekretuar nga presidenti, i kërkoi Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të kalojë në sitën e vetingut. Në vendimin e publikuar nga KPK disa muaj më parë, bëri me dije se procesi i vetingut për Xhaferllarin nisi normalisht. U hetua për të tre kriteret e rivlerësimit, iu kalua barra e provës, doli në seancë dëgjimore, por nuk iu dha një vendim. KPK për këtë qëndrim, arsyetoi se subjekti i rivlerësimit, nuk e gëzon më statusin e gjyqtares. Pas një analize të thellë lidhur me këtë përfundim, KPK në arsyetimin përfundimtar të publikuar konstaton se subjekti i rivlerësimit, pas 8 vitesh punë në Gjykatën e Fierit, ka bërë kërkesë që të punojë në Ministrinë e Drejtësisë, kërkesë që iu pranua. Në postin e këshilltares në kabinetin e Ministrit të Drejtësisë ajo punoi një vit dhe më pas, deri në 2013, mbajti postin e Drejtoreshës së Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë. Pas kësaj, Xhaferllari paraqiti një kërkesë për t’u emëruar Kryeinspektore në KLD, kërkesë që iu pranua. Por shkëputja e subjektit për disa vite nga posti i gjyqtares, sipas ligjit mbi organizimin e gjyqësorit të ndryshuar në 2008, mbi ruajtjen e statusit të gjyqtarit për gjyqtarët që shërbejnë jashtë gjyqësorit, parashikon që për një periudhë kohore prej 3 vitesh e më pas të rikthehet në pozicionin e tij. Kjo nuk është respektuar nga Xhaferllari, e cila është larguar dhe nuk paraqiti asnjë kërkesë për t’u kthyer në pozicionin e saj të mëparshëm, që nga dhjetori 2007 dhe deri më sot. Për këtë situatë, në vendimin e zbardhur, KPK njofton se subjekti i rivlerësimit, Xhaferllarit e ka humbur statusin e gjyqtarit në mars të vitit 2011. Por Xhaferllari argumenton ndryshe. “Ruajtja e statusit të magjistratit/gjyqtarit mbështetej edhe në ligjin për organizimin e Ministrisë së Drejtësisë. Sipas subjektit të rivlerësimit, ky ligj nuk përmban ndonjë afat për shërbimin jashtë gjyqësorit. Për pasojë, sipas subjektit të rivlerësimit, ajo e ka ruajtur statusin e gjyqtarit”, ka deklaruar Xhaferllari pranë KPK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here