CIA zbardh spiunët e UDB në Shqipëri, ja si operonin në Dibër, trajnimet që u bëheshin dhe misionet kundër regjimit komunist

0
863

Amerikanët kanë zbardhur detaj mbi ndikimet e UDB në Shqipëri. CIA ka treguar emrat e disa shqiptarëve që bashkëpunonin me UDB për të rrëzuar regjimin komunist të Enver Hoxhës. Po ashtu jepen detaje dhe për disa përplasje me armë në veri të vendit midis Sigurimit të Shtetit dhe kundërshtarëve të regjimit.

10 janar 1955

Rezistenca ndaj regjimit komunist

Gjatë vitit 1949 ka pasur një seri incidentesh kundër zyrtarëve komunistë në veri të Shqipërisë. Një deputet nga zona e Mirditës u vra në atentat. Në kundërpërgjigje Sigurimi ekzekutoi 15 fshatarë në këtë zonë dhe rreth 150 vetë u arrestuan në Shkodër. Familjet e të arrestuarve u internuan në kampe përqendrimi. Mehmet Shehu i kishte dhënë dorë të lirë oficerëve të Sigurimit për gjetjen e vrasësve të deputetit komunist. Arrestime u bënë në zonat e Lezhës e Krujës. Në Krujë u vra kreu i Sigurimit, kapiteni Nuri Luçi. Një organizatë e paidentifikuar anti-komuniste e përhapur në të gjithë rajonin Vlorë, Mallakastër, Himarë me qendër në Dukat e Himarë, u zbulua nga zyrtarët e qeverisë në 1949. Një nga krerët e organizatës së zbuluar ishte Piro Xhezo. Para arrestimeve të anëtarëve të organizatës një grup prej 10 personash ishte arratisur nga deti, duke përfshirë dhe babanë e kolonelit Hamlin Xhelo. Gjatë viteve 1950-1951 këto aktivitete u shënuan në Shqipëri që dëshmojnë për pakënaqësinë e popullit shqiptar; nxënësit e gjimnazeve i kanë rezistuar metodave sovjetike dhe kanë shpërndarë fletushka ku kritikohet qeveria; një punishte shtetërore rrobaqepësie është djegur në Rrugën e Barrikadave, një dyqan tre-katësh i prodhimeve të kooperativës u dogj në rrugën e Durrësit. Një bombë u hodh në oborrin e ambasadës sovjetike në rrugën e Durrësit, e cila shkatërroi një mur dhe theu xhamat e zyrave. Nuk raportohej për humbje jete, por më shumë se 150 njerëz u arrestuan dhe të paktën 15 u ekzekutuan në lidhje me incidentin. Përgjegjësit për hedhjen e bombës nuk u zbuluan kurrë. Ka pasur rezistencë ndaj regjimit komunist edhe brenda partisë komuniste. Në 1949, pas ekzekutimit të Koçi Xoxes dhe ndarjes me Titon, Pandi Kristo, Vasko Koleci dhe Vango Mitrojorgji u arrestuan dhe u akuzuan për bashkëpunim me Xoxen. Ramadan Çitaku, kolonel Pëllumb Dishnica, kolonel Mysafir Spaho e Nesti Kerenxhi u përjashtuan nga partia prej lidhjeve të tyre të mëparshme me Xoxen. Në 1950 Beqir Ndou u përjashtua nga Komiteti Qendror i Partisë dhe kolonel Sali Ormeni, kreu i policisë së Tiranës u ekzekutua pas akuzave për konspiracion kundër qeverisë. U zbulua gjithashtu një grup anti-parti i drejtuar nga ministri i Arsimit dhe anëtar i Komitetit Qendror Abedin Shehu. Shehu u largua nga posti i tij ndërsa si bashkëpunëtorë të tij u identifikuan Shyqyri Këllezi, kolonel Hamit Keci, vëllai i tij shef i inteligjencës në ushtri Jusuf Keci. Hamit Kemi kishte bërë fjalë me gjeneralin Beqir Balluku për çështje ushtarake por ky ishte vetëm një pretekst për arrestimin e tij. Arsyeja e vërtetë sipas autoriteteve ishte pjesëmarrja në grupin anti-parti. Në fillim të vitit 1951 kolonel Nexhip Vincani u largua nga komiteti qendror dhe nga posti i tij zv. komandant i ushtrisë shqiptare, pasi ai bashke me gjeneral Gjin Markun kishin debatuar me gjeneral Balukun për çështje të ushtrisë. Në mesin e vitit 1951 u morën masa kundër Tuk Jakovës. Manol Konomi dhe Teodor Heba u përjashtuan nga komiteti qendror dhe nga postet e tyre në qeveri. Spiro Pano i cili kishte qenë sekretar dhe anëtar i komitetit qendror, u përjashtua për “shovinizëm dhe aktivitet anti-parti”.

Komente: Tuk Jakoca ishte ngritur në postin e zv. ministrit në vitin 1953. Sipas raportiemve arresëtimi i tij mund të ketë lidhje me bombën në ambasadën sovjetike ose i mosmarrëveshjeve me udhëheqësin Enver Hoxha.

14 maj 1952

Qëndrimi i qeverisë ndaj Jugosllavisë dhe ndaj refugjatëve shqiptarë

Numri i shqiptarëve që arratisen drejt Jugosllavisë është rreth 30 në ditë. Rajonet kryesore nga të cilat vijnë refugjatët janë Shkodra, Hoti (në lumin Buna) Shiroka (në liqenin e Shkodrës) dhe nga zonat Kukës, Peshkopi, Zerqan e Ohër. Aktualisht në Jugosllavi ka rreth 7000 refugjatë shqitparë, 6000 prej të cilëve të aftë për të luftuar. Shumica e tyre e kundërshtojnë komunizmin në çdo formë. Grupi pro-Tito “Lidhja e refugjatëve Shqipëtarë” është krijuar tashmë me selinë në Prizren dhe përbëhet nga rreth 200 refugjatë shqiptarë që janë bashkuar në formacion ose nga presioni që u është bërë ose nga frika e hakmarrjes së autoriteteve jugosllave. Prej tyre rreth 80 mund të konsiderohet simpatizantë të vërtetë të Titos. Refugjatëve të shumtë që po kërkojnë strehim në Jugosllavi po u jepet një trajtim i mirë dhe bujar nga regjimi aktual, pa dallim të anësive të tyre politike. Nacionalistët shqiptarë trajtohen me respekt po vëzhgohen nga afër. Ata priten atje nga bashkë-atdhetarë shqiptarë pro-Tito, te të cilët qeveria jugosllave ka besim të plotë. Lidhje e refugjatëve Shqiptarë drejtohet nga Apostol Tenefi, i lindur në Korçë dhe ndjekës besnik i Koçi Xoxe, por influenca e vërtetë te Lidhja është ajo e të dërguarit të vjetër jugosllav Dushan Mugosha, i lindur në Malin e Zi. Ai ka qenë organizatori i partisë komuniste shqiptare dhe flet shqip rrjedhshëm. Një tjetër figurë është Lutfi Spahiu, i cili nuk konsiderohet si komunist por ka simpati nacionaliste dhe kërkon të kontribuojë në kauzën shqiptare duke përfituar nga pozicioni i privilegjuar që ka me autoritetet jugosllave. Në lidhje me këtë ai besohet se ka ndihmuar shumë nacionalistë shqiptarë që kanë kërkuar strehim në Jugosllavi. Kol Shiroka, me profesion berber aventurier që ka përfituar personalisht nga komunizmi por renditet me figurave drejtuese të Lidhjes së Refugjatëve Shqiptarë. Agjentë të tjerë pro-Tito brenda Lidhjes me detyra menaxhimi e mbikëqyrjeje janë si më poshtë:

Major Bajo Gjukanoviç më parë organizator politik në divizionin e Korçës. Aktualisht zë një post të rëndësishëm në selinë e gjeneralit të ushtrisë jugosllave në Beograd; Profesore Rada Simenoviç, këhsilltare në ministri për minoritetin shqiptar. Udhëton përditë nga Bar drejt Ohrit dhe flet shumë mirë shqip; janë disa agjentë të UDB të ngarkuar me marrjen në pyetje të refugjatëve për informacione politike, ushtarake dhe ekonomike. Në disa raste këta agjentë shoqërojnë grupet e nacionalistëve që kalojnë kufirin drejt Shqipërisë për qëllime inteligjence ose për të shoqëruar ata që rrezikojnë të arrestohen nga qeveria Hoxha. Mes këtyre agjentëve më të njohur janë Staf Lleshi, shqiptar i cili ka rangun e të dytit në UDB-në e Dibrës, Shefki Lleshi është kreu i UDB-së në Dibër. Këta agjentë bashkë me Gani Seferin, Xhetan Kaleshi, Ali Daci, e Rafik Kaja veprojnë në zonën e Ohrit, Dibrës e Kukësit. Agjentët Nazif Bajrami, Shazi Fida operojnë në krahun tjetër të zonës së Bunës, Ulqinit, Hani i Hotit deh Titogradit. Ka shqiptarë të tjerë që bashkëpunojnë me autoritetet jugosllave dhe zotërojnë njëfarë prestigji si Nik Sokoli, Tahir Hoxha, Qazim Lushnja, Ferid Maliqi e Said Rama. Zyrtarët e UDB organizojnë kurse në Jugosllavi për agjentët dhe agjitatorët shqiptarë me qëllim zëvendësimin e qeverisë së Enver Hoxhës (kur të vijë koha në të ardhmen) me një regjim pro Tito që do të mbështesë përfshirjen e Shqipërisë si një republikë në federatën jugosllave. Qendra stërvitore është në Danilovgrad në Malin e Zi, e drejtuar nga kapiten Pero Musanoviç dhe lejtnant Vido Ivanoviç. Qendra në Gjakovë drejtohet nga Hysen Prisha dhe në të aktualisht po stërviten gjashtë vetë. Në qendrën në Titograd po stërviten 19 vetë. Lufta guerile mësohet në Mitrovicë, Prishtinë, Prizren dhe Ohër. Edhe kurset e parashutistëve me shumë gjasa jepen në Mitrovicë.

13 mars 1955

Rotacionet në qeveri dhe politikat me Jugosllavinë

Riorganizimi i qeverisë në qershor 1954 ishte rezultat i urdhrave direkte të sovjetikëve në zbatim të parimit të udhëheqjes kolektive dhe jo me qëllim ndryshimin e udhëheqjes në Shqipëri. Enver Hoxha si lider i partisë së punës së Shqipërisë është ende njeriu më i fuqishëm në vend, teksa Mehmet Shehu nuk duket se ka gjasa ta pasojë atë duke i marrë vendin. Nëse do të vijë mundësia për eliminimin e Shehut, Hoxha duket se ka të gatshme dy akuza që mund të përdorë kundër tij; e para është brutaliteti i tij si gjatë kohës së luftës dhe gjatë pushtetit, në vitin 1952 ose 1953 kur Hoxha ishte në udhëtimin e tij në Moskë, Shehu njoftoi publikisht intensifikimin e procesit të kolektivizimit të bujqësisë, gjë që u kritikua menjëherë nga Hoxha sapo ai u kthye. Riorganizimi i qeverisë nuk shkaktoi shumë zhurmë në Shqipëri. Jo shumë kohë pas vdekjes së Stalinit në gazetën ruse Pravda u shfaq artikulli që njoftonte ndryshim kursi nga kulti i individit i kultivuar nga Stalini. Në artikullin me titull “Ekzaltimi i individit” thuhej se ishte e dëmshme të ngrihej lart një njerii vetëm pasi këtë gjë e kishin refuzuar si Marksi dhe Lenini. Prej majit ose qershorit 1954 në Shqiëpri u ndaluan brohoritjet për Hoxhën, Shehun ose Malenkov ose për cdo lider të veçantë me emër. Brohoritjet e lejuara ishin “Rroftë partia e Punës”, “Rroftë Bashkimi Sovjetik” dhe “Rroftë populil shqiptar”. Edhe rinisja e marrdhënieve me Jugosllavinë dhe ardhja e ambasadorit të Beogradit në Tiranë nuk u prit me shumë zhurmë, dhe thuajse nuk u përmend fare në shtyp. Makina e ambasadorit jugosllav nuk shoqërohej në Tiranë, ndryshe nga ambasadorët e vendeve të tjera satelite që shoqëroheshin nga përpara dhe prapa prej mjeteve të sigurisë. Gjithsesi ndryshime shtuan spekulimet se Hoxha po humbiste pozitën si numri 1 ndaj Shehut. Anëtarët e partisë komuniste u mblodhën në diskutime para zbatimit të ndryshimeve. Përçmimi i Mehmet Shehut ndaj Kolekës datonin prej nëntorit 1941 kur grupet komuniste u mblodhën për të diskutuar strategjinë kund italianëve. Koleka ishte kreu i grupit të njohur si “Grupi i Zjarrit” që refuzoi vendimin e grupeve të tjera për të luftuar kundër italianëve. Grupi i Kolekës besonte se italianët nuk duheshin luftuar pasi do të zhvillonin industri9në e vendit dhe në këtë mënyrë do të rritej proletariati i vendit. Por deri në vitin 1942 grupi i Zjarrit ishte thuajse shpërbërë dhe të gjithë përfshi dhe Kolekën ishin përfshirë në luftën kundër italianëve. Shehu ndoshta nuk e ka harruar kurrë refuzimin e tij për të luftuar në 1941.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here