Mbrëmjen e kaluar, grimieri shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic, fitoi çmimin “American Influencer Awards 2019” në “Dolby Theatre” në Los Angeles.Gjatë fjalimit të tij të falenderimit, Mario rrëfeu për herë të parë orientimin e tij seksual.
“Qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçar gay”- tha grimieri, duke rrëfyer edhe periudhën e vështirë kur ka luftuar fort për ta pranuar veten. Pas kësaj deklarate të fortë, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka një mesazh për grimierin shqiptar.Ajo ka bërë një status të gjatë në InstaStory, ku e mbështet publikisht Marion për orientimin e tij seksual. “Për herë të parë në jetën time, mund të them se zëri yt i engjëllit është mesazhi më i mirë në botë! Zoti na bëri të përsosur. Ai kurrë nuk gabon! Ai të bëri ty qenien më të bukur ndonjëherë. Faleminderit shumë për fjalimin tënd të mrekullueshëm! Ti je një ikonë Mario. Jam shumë krenare për ty.”- shkroi Albërija krahas postimit.