Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku gazetarja e “Klan Kosovës”, Mejreme Gashi, është sulmuar fizikisht nga një person në fshatin Karaçevë të Kamenicës.
Sipas mediave kosovare Gashi ishte duke realizuar një kronikë mbi aktivitetin e disa kazinove në këtë fshat, por është përballur me dhunën e një personi në kazino.
Mësohet se edhe ekipi i “Klan Kosovës”, që ishte bashkë me gazetaren, është sulmuar nga personi në fjalë, i cili ende nuk është identifikuar.
