Dalin pamjet e ngjarjes së një viti më parë kur Santiago Malko u përfshi në një konflikt me dy vëllezër, pronarë të një pike bastesh në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kinostudios.
Në pamje duket momenti kur ish-polici qëllon me armë zjarri dy vëllezërit, Juxhin dhe Rivelino Mumajesi.
Njëri prej tyre merr edhe një plumb në bark, të cilit arrin t’i mbijetojë. Pas kësaj ngjarje, Santiato Malko nuk është arrestuar nga policia edhe pse ka plagosur një person me armën e shërbimit.