Duket se s’ka paqe për reperin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
Pak pasi la qelinë e burgut, si i dënuar për trafik droge dhe përfshirje në grup kriminal, reperi i njohur është përfshirë sot në një aksident në rrugët e Prishtinës.
Ai ka përplasur te vijat e bardha një grua kalimtare, të cilës i ka shkaktuar lëndime në trup. Siç duket edhe nga fotot e publikuara nga reporteri.net, Stresi ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po ballafaqohet me forcat e policisë.
Stresi është njohur gjithmonë si person problematik që nga fillimi i karrierës së tij si këngëtar.
