Rrethohet e gjithë zona, zbarkojnë forcat e FNSH në Velipojë, shkëmbim zjarri mes dy mjeteve (Zbardhen detajet)

0
422

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në fshatin Luarz në Velipojë. Deri më tani nuk raportohet për të plagosur apo për viktima.

Mësohet se ka patur një shkëmbim zjarri mes dy mjeteve që kanë qëlluar drejt njëri-tjetrit.

Të shtënat me armë zjarri në Velipojë vijnë vetëm një ditë pasi policia arrestoi dy të rinj, si të përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve Bilali.

Mësohet se policia ka rrethuar të gjithë zonën. Drejt vendit të ngjarjes po shkojnë edhe forcat e FNSH.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here