Analisti Lorenc Vangjeli është përplasur ashpër me ish-depuetin Ervin Salianji. Ka mjaftuar pyetja e Vangjelit që situata të ‘nxehej’ edhe më shumë. Ai pyeti nëse Salianji ka një vëlla që ka probleme me drejtësinë, ky i fundit i kthehet nëse është hajdut xhepash.
Debati
Lorenc Vangjeli: Ke ti një vëlla që ka ndryshuar emrin se ka probleme me drejtësinë?
Salianji: Jo. Nëse kam një familjar, le të shkojë para drejtësisë. Je ti hajdut xhepash? Jeni në vete ju apo jo. Nuk ka asnjë njeri të dënuar në familjen time. As nuk më trembi dot, as nuk më bëni dot presion.