Kreu i delegacionit të PE-së, ka qenë i prerë në përgjigjen e tij, për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën si kryeministër.
“Ne e kemi diskutuar këtë ide, mendimi im është që parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme, ju keni një qeveri legjitime dhe mendoj që përqëndrimi te ideja e një qeverie të përkohshme do të dëmtonte përqendrimin që duhet të keni për hapjen e negociatave. Përgatitja për qershorin do të thotë pajtim dhe unitet kombëtar dhe si e thashë kjo është puna juaj”- tha Kryesuesi i delegacionit të PE, Tunne Kelam.



































