‘Kryeministër optimist tragjik’/ Koordinatori i PE ‘fshikullon’ qeverinë: Kjo është e papranueshme

0
316

Cristian Preda, koordinatori për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Europian ‘fshikullon’ qeverinë shqiptare.

Ai e cilësoi Edi Ramën një ‘kryeministër optimist tragjik’ që kërkon çeljen e negociatave në qershor, mirëpo siç u shpreh ai, për këtë duhet që si fillim shqiptarët të flasin me njëri-tjetrin.

“Është e rëndësishme që shqiptarët të flasin me njëri tjetrin. E ftoj kryeministrin të ulet me opozitën”, tha Preda ndërsa dënoi pushimet nga puna si rrjedhojë e protestës studentore.

“Ju keni patur këtu protesta masive nga të rinj, është e papranueshme që atyre dhe familjarëve të tyre t’u bëhet presion, i kërkoj autoriteteve të ndalojnë presionet. Disa njerëz janë hequr nga puna se protestuan”, u shpreh zyrtari europian ndërsa në fund theksoi rëndësinë e lirisë së shtypit.

“E treta liria e shtypit, këtu lajmet e rreme vijnë nga qeveria dhe partitë në opozitë, liria e shtypit ëshë thelbësore”, pohoi Preda në konferencën e përbashkët për shtyp me të deleguarit e tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here