Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se Enver Hoxha inkurajohej nga Bashkimi Sovjetik për të mbajtur të izoluar Shqipërinë. Përmes një dokumenti të deklasifikuar tregohet se gjatë vizitës që bëri në Tiranë Hrushovi, përshëndeti politikat e Partisë Komuniste. Nga ana tjetër, tregohen dhe marrëdhëniet me fqinjët, ku në vitin 1959 për pak pati përplasje ushtarake Shqipëri-Greqi.
Korrik 1949
Kushtet e brendshme ekonomike
Punime të rëndësishme po kryhen në minierat e Rubikut dhe Selenicës, teksa me rritjen e eksporteve të kromit pritet të shtohet sasia e ushqimeve të importuara. Në mbikëqyrjen e teknikëve ruse ka nisur puna e riparimeve në depozitat e naftës në Vlorë dhe në linjën naftë-sjellëse Kosovë-Vlorë. Punimet kanë përshpejtuar ritmet kohët e fundit. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve Shqipëri-Jugosllavi është ndërprerë puna e ndërtimit të një fabrike hidroelektrike pranë Tiranës, e cila do të përdorte burimet ujore pranë malit të Dajtit. Kjo ndodhi sepse me gjithë marrëveshjet me Rusinë, Bullgarinë, Rumaninë e Çekosllovakinë, makineritë e kërkuara ende nuk kanë ardhur.
Anijet e huaja në porte
Llogaritet se pesë ose gjashtë anije të huaja 6-8000 tonëshe vijnë në portet shqiptare të Durrësit e Vlorës çdo muaj, të cilat sjellin miell, grurë e drithëra, materiale për hekurudhat, ose pajisje ushtarake e bujqësore. Zakonisht pas shkarkimit të ngarkesës, anijet shkojnë në portin e Vlorës për t’u ngarkuar me naftë bruto dhe produkte bujqësore të destinuara për në Bashkimin Sovjetik. Dy muaj më parë anija ruse 8000 tonëshe Tchitajka shkarkoi në Durrës pajisje ushtarake që u ngarkuan menjëherë në vagonë dhe u nis drejt Peqinit. Shkarkimi u bë nën masa të ashpra sigurie, teksa raportohej se materialet ishin për grupet guerile komuniste greke.
Kampet e internimit
Informatori raporton se të burgosurit e kampit të përqendrimit në Krujë u transportuan në kampi e Kamzës, 3-4 km në veri të Tiranës. Raportohet se kishte pasur një tentativë për lirimin e tyre nga një grup nacionalist, por pa sukses.
Arsimi
Për të mbushur postet e punës në arsim nga njerëz të besueshëm të regjimit, qeveria gradualisht po eliminon reaksionarët duke i zëvendësuar me njerëz që kanë kryer kurset elementare. Përveç shkollës së mësuesve në Gjirokastër me rreth 100-150 nxënës, një shkollë e re pedagogjike po ngrihet në Vlorë me 100 studentë. Kurse teknike dhe bujqësie janë hapur në disa vende, në të cilat duhet të marrin pjesë të gjithë personat nga 16 deri në 60 vjeç.
4 prill 1952
Raporti i aktiviteteve të refugjatëve shqiptarë, Athinë
Më 27 shkurt 1952 burimet tona dorëzuan raportin e mëposhtëm sipas kërkesës tonë mbi situatën e aktivitetit të refugjatëve shqiptarë në Athinë. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet identifikimit të … si agjent i shërbimeve greke dhe versionit për afrimin e tij në shërbimin tonë. Me interes të veçantë konsiderohen pikëpamjet e Hamit Matjanit, në lidhje me mundësitë aktuale dhe të ardhshme për operacione në Shqipëri.
Numri dhe vendndodhja e refugjatëve në Greqi
Ka rreth 300-320 refugjatë shqiptarë në kampin e Lavrion, rreth 40 km larg Athinës; 25-35 prej tyre jetojnë në afërsi të Athinës, ndërsa rreth 40-50 të tjerë mbahen në kampin disiplinor të përqendrimit, bashkë me refugjatë të kombësive të tjera në ishullin e Siros.
Figurat kryesore
Përfaqësuesi kryesor i partisë Balli-Agrare është ish-komunisti Skënder Duma, nip i kolonelit të njohur komunist Petrit Duma, komandant i njësive të mbrojtjes popullore të Korçës. Partia e legalitetit përfaaqësohet nga Myftar Spahiu, mbështetës fanatik i mbretit Zog. Blloku Kombëtar Indipendent përfaqësohet nga Isa Toptani, i cili kalon shumicën e kohës në Athinë, i cili gjithashtu merr pjesë në aktivitetet e NCFA, por përgjithësisht konsiderohet si agjent i shërbimeve greke. Ai udhëton shpesh në Athinë, Romë, Paris, Londër e Munih, dhe natyra e vërtetë e aktivitete është e papërcaktuar.
Roli i liderëve politikë
Të gjithë personazhet e përmendur më sipër kanë ca më pak e ca më shumë kontakte me shërbimet greke të inteligjencës. Duke vepruar për llogari të partive të tyre respektive, me qëllim kryesor ruajtjen e moralit të mbështetësve të tyre, atyre u kërkohet të raportojnë te liderit politikë. Ky faktor politik bën që siguria e tyre të jetë e dobët dhe ato që duhet të jenë informacione të rezervuara herët e a vonë bëhen objekt bisede mes të gjithë rretheve të emigrantëve shqiptarë në Athinë. Kjo situatë është konfirmuar nga burimet tona dhe nga gjenerali grek Nikolopulos, i cili thotë se rrejti i tij është i mirinformuar për aktivitetet e shqiptarëve në Greqi dhe vende të tjera, si rezultat i korrespondencës me shqiptarëve në vend. 28 vjeçari shqiptar … është një agjent grek dhe amerikan. Ai ka lindur në Gjirokastër dhe më parë ka qenë komunist aktiv dhe partizan në përpjekjen kundër pushtuesve fashistë dhe gjermanë. Më vonë ai u punësua në minsitrinë e punëve publike pas luftës. Me detyrën e tij ka bërë disa udhëtime në Beograd e Moskë. Është arratisur drejt Greqisë në vitin 1948 dhe më vonë është lëshuar disa herë me parashutë në Shqipëri me misione inteligjence. Detyra e tij aktuale është të raportojë mbi lëvizjet dhe bisedat e bashkë-atdhetarëve të tij në Athinë.
18 mars 1953
Raport i përmuajshëm i operacioneve
Çështja kryesore e kësaj periudhe është sigurisht vdekja e Stalinit dhe zëvendësimi i tij me Malenkovin. Ne i kemi interpretuar këto rrethana me objektivat tanë, duke hedhur dyshime se Stalini është vrarë nga Malenkov dhe klika e tij. Vetë Malenkov për përshkruhet si akoma më i ligë e më imperialist sesa Stalini, dhe se pozita e tij është e pasigurt, çka shpjegohet me mbështetjen e tij te policia sekrete dhe ushtria. Kemi theksuar në materialet e propagandës se edhe spastrimet në Shqipëri vijnë si rezultat i fushatës së Malenkov për të konsoliduar pushtetin e tij, dhe se situata e paqëndrueshme në Shqipëri bie në kontrast me unitetin e vendeve të tjera të Ballkanit, në të cilat ftohet edhe Shqipëria të bëjë pjesë. Tema të tjera të trajtuara gjatë kësaj periudhe ishin nxitjet për dezertime të anëtarëve të partisë komuniste si dhe vënia e theksit negativ ndaj huasë së tretë shtetërore.
Transmetimet radio
Transmetimet klandestine në radio janë kryer çdo ditë me përjashtim të 18 e 25 shkurtit. Transmetimet nga ajri me avion u ndërprenë më 3 mars pasi u bë e qartë nga raportimet e grupit Apple Team që monitoron nga Brindizi, se ato nuk dëgjoheshin në Shqipëri. Inxhinierët e komunikimeve mendonin se transmetuesi 50 vat që përdoret nga avioni, nuk është aq i fuqishëm për të transmetuar në zonat e caktuara. U informuam nga grupet se gjeneratorët me naftë për transmetuesit 2 dhe 3 mijë vat më në fund u liruar nga dogana greke dhe testimet e transmetimeve të nisin pas 2 javësh. Më tej pritet që transmetimet e propagandës të rinisin me një sinjal rreth dhjetë herë më të fuqishëm sa më parë. Ardhja e transmetuesve të rinj përfaqëson një fazë të re të operacionit pasi jo vetëm që do të dëgjohet qartësisht në Shqipëri, por do të ofrojë opsione të reja të radiove klandestine si “transmetimet fantazëm” duke ndërprerë dhe transmetimet me valë të shkurtra të Radio Tiranës. Grupi i terrenit Apple Team na ka dërguar dy mesazhe për të na informuar se kanë mundur të dëgjojnë dy transmetimet, të mëngjesit dhe të drekës, por jo transmetimin e mbrëmjes. Ata për momentin nuk mund të jepnin informacione nëse popullsia po dëgjon dhe po influencohet nga propaganda jonë, por kanë premtuar të sjellin informacionin sa më shpejt që të jetë e mundur. Agjenti … pritet të largohet për në SHBA këtë muaj, por nuk i erdhi mirë që po zëvendësohej nga dikush tjetër me vizë prioritare. Ai dhe Juka po presin lajme për kuotat e tyre. Agjenti … ka kërkuar që të dërgohet … në Athinë, dhe që të jepen lejet për Niko Papalili dhe Thanas Gegën, duke marrë në konsideratë punën e madhe për projektin e shkrimit e librit mbi komunizmin në Shqipëri.
Përmbledhje e planeve operacionale
Natën e 7-8 shtatorit, grupi prej pesë personash FIG u ri-infiltrua në Shqipëri. Ata raportuan me radio se zona e hyrjes ishte e qetë. Një mision ajror furnizimi u krye natën e 19 shtatorit për bazën Apple/2, kryesisht për furnizim me bateri për radiot. Rreth 500 kg fletushka u lëshuan mbi Shqipëri si masë diversive. Përveç misionit të rifurnizimit të Apple/2, më 19 shtator u lëshua dhe një kontejner në zonën DZ ku raportohet se gjendet baza e Hil Shllakut, lideri i supozuar i forcës së rezistencës prej 35 000 njerëzish. Në një tentativë për të verifikuar pretendimet e bëra nga Genc Korça në lidhje me aktivitetet e Hil Shllakut, Korça është zhvendosur nga Roma në Athinë për marrje në pyetje. Në të njëjtën kohë po bëhen përpjekje për të kontaktuar më Zef Shllakun, i cili është larguar për në Jugosllavi bashkë me Korçën dhe me profesor Prenk Grudën, të cilët ndodhen në zonën britanike në Austri. Zef Shllaku dhe Gruda duhet të jenë të aftë të japin detaje të mëtejshme për aktivitetet e Hil Shllakut dhe mundësitë e tij të rezistencës. Britanikët na kanë informuar se grupi i tyre është ri-infiltruar me sukses natën e 29 gushtit. Në lidhje me luftën psikologjike, grupet tona në Romë kanë raportuar se gjatë shtatorit janë mbajtur bisedime me Ali Këlcyrën dhe me Koço Mukon, liderët e Organizata e Ballit Kombëtar, që janë ndarë nga organizata bazë në fund të viteve 1950-të. Përpjekjet për t’i përfshirë ata në NCFA deri tani nuk kanë pasur sukses.
Gazetat
Anëtarët e komitetit ekzekutiv të NCFA që ishin të pakënaqur me tekstin e letrës së dërguar nga sekretari i shtetit në përgjigje të kërkesave sipas udhëzimeve tona, refuzuan të lejojnë publikimin e korrespondencës në gazetën Shqipëria. Komiteti kundërshtonte deklaratën e zotit Dulles se problemi i marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjët e saj në të ardhmen, ishte çështje kryesisht për diskutime dhe zgjidhje bilaterale. Përfaqësuesi ynë në Romë raportonte se ishte detyruar të shkatërronte të gjitha kopjet e edicionit të 15 shtatorit të gazetës Shqipëria, për arsye të një artikulli inflamator mbi kufirin Shqipëri-Greqi. Gazeta më pas i riprintua pa artikullin në fjalë. Të dy përfaqësuesit tanë dhe ata britanikë po mbajnë qëndrim të ashpër ndaj komitetit në lidhje me këtë sjellje të padisiplinuar të tejkalimit të bindjes ndaj direktivave. Ata ishin të shqetësuar për ngjarjen dhe kërkonin të merrej në konsideratë shpërbërja e mundshme e komitetit.
Propaganda
Natën e 9/10 shtatorit u krye një lëshim i suksesshëm fletushkash mbi Shqipëri. Rreth 300 000 fletushka u lëshuan së bashku me një sasi të pacaktuar gjilpërash qepjeje të ngjitura me fletushkash. Gjilpërat ishin objekti i parë që u lëshuan pas rishikimit të politikës që lejon rinisjen e artikujve të ushqimit dhe të veshjeve në Shqipëri. Stacion i monitorimit në Bari ka raportuar zhurmim të vazhdueshëm të radios klandestine Zëri i Shqipërisë së Lirë. Forcat në terren raportojnë se zhurmimi vjen prej thirrjeve për dezertim që brehen dy herë në ditë, dhe ka sinjalizime se zhurmimi mund të vijë prej Bullgarisë. Megjithë pengesat transmetimet janë ruajtur sipas programit. Gazeta e përdyjavshme e NCFA Shqipëria është shtypur në Romë sipas afatit. Një version më i vogël i saj, i përdorur më parë në lëshimet ajrore, është ndërprerë, ndërsa një version përmbledhës është shtypur çdo muaj dhe do të përdoret në lëshimet nga ajri në Shqipëri.
Plani operacional për Shqipërinë 1954
Shqipëria është vendi më i vogël satelit i Bashkimit Sovjetik dhe një pikë e izoluar e komunizmit, me rëndësi shumë të vogël ushtarake, përveç një kërcënimi të pallogaritshëm në kufirin jugosllav, apo në formën e një baze për të rindezur luftën civile greke. Në disa kushte të caktuara ndërkombëtare, ajo mund të shërbejë si një pretekst për konsolidimin e hegjemonisë komuniste në formën e bashkimit të mundshëm të kufirit me Bullgarinë përgjatë juglindjes së Jugosllavisë.
Objektivat afat-gjatë
Marrja e informacioneve pozitive pëe çështjet politike, ekonomike e ushtarake mbi Shqipërinë, ruajtja dhe përforcimi i shpresës së çlirimit të popullit shqiptar dhe nxitja e dëshirës për rezistencë ndaj komunizmit. Dëmtimi i strukturave politike, ekonomike e ushtarake në Shqipëri; krijim i mjeteve dhe i terrenit për një ndarje të mundshme të Shqipërisë nga blloku sovjetik. Përmbledhje e inteligjencës mbi Shqipërinë: Shqipëria është një shtet tipik policor me struktura të forta sigurie. Deri në vitin 1953 popullata frikësohej aq shumë sa nuk mbështeste individët apo grupet klandestine, por më vonë u dallua një ndryshim pasi pas vitit 1953 grupet i infiltruara nisën të merrnin ndihmë të konsiderueshme nga popullata, veçanërisht në rajonet malore veriore. Ndryshimi besohet të ketë ardhur prej faktit të përmirësimit të inteligjencës dhe rritjes së kalibrit të përgatitjes së operacioneve. Ushtria e vendit nuk mund të konsiderohet një element besnik i regjimit por policia sekrete (Sigurimi) me rreth 10 000 anëtarët është një armë e fortë dhe besnike e diktaturës.
Arritjet
Me anë të grupeve të infiltruara dhe burimeve të tjera, është arritur një mbulim i përgjithshëm i objektivave të inteligjencës në Shqipëri. Me anë të fushatave të përqendruara të transmetimeve klandestine radio dhe broshurave të lëshuara nga ajri kemi krijuar një atmosferë më të mirë ku agjentët tanë të veprojnë. Gjatë vitit 1953 kami kryer rreth 20 infiltrime dhe 75 kontakte radio me agjentët. Kemi lëshuar çdo muaj tekste propagande, ashtu si dhe furnizime për agjentët në terren.
Aftësitë aktuale operacionale
Gjatë tre viteve të fundit, rreth 1200 liderë me rreth 12 000 ndjekës raportohen të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë me agjentët tanë, nëse u jepen materialet dhe drejtimi i duhur. Ky numër mund të duket i lartë por duket se ka ende potencial për grupe të tjera rezistence që mund të aktivizohen në momentin e duhur. Grupe operative kanë raportuar prej vitit 1952 për rekrutimin e 31 liderëve me rreth 600 ndjekës nën komandë, dhe tentativa po bëhen për ruajten e entuziazmit të rezistencës, pa e nxituar atë në veprime që mund të jenë të parakohshme. Veprime po kryhen për krijimin e bazave të sigurta për mbështetjen e operacioneve kundër Shqipërisë. është krijuar një bazë stërvitjeje dhe një bazë për transmetime propagande, këto të fundit të monitoruara për forcën e sinjalit dhe për monitorime të stacionit shtetëror shqiptar.
Lëvizjet drejt izolimit të Tiranës në Evropën komuniste
Partia e Punës së Shqipërisë nuk është kritikuar ashpër nga një zëdhënës i bllokut komunist, por nga një prej komunistëve të njohur të Perëndimit, italianit Palmiro Togliatti. Në një artikull me titull “Një politikë e shtrembëruar”, jugosllavët përmblidhnin kritikën e Togliatti, në këtë formë: “Pas deklaratës së Ualter Ulbticht mbi dogmatismin dhe sektarianizmin e liderëve shqiptarë në konferencën e partive komuniste në Moskë, tani vjen një artikull nga Palmiro Togliatti ku deklarohet se në Shqipëri “çështjet jetësore deh diskutimet brenda partisë trajtohen në një mënyrë që për ne është e gabuar dhe e rrezikshme”. Artikulli i Togliatti u botua në revistën italiane Rinascita në prill 1961, dhe është transmetuar nga radio Çekosllovake në 1 prill 1961. Në artikull Togliatti deklaron: “Kështu ne mësuam nga shokët që morën pjesë në kongresin e fundit të partisë shqiptare se çështjet e jetës së brendshme të partisë trajtoheshin në një mënyrë që ne na duket e gabuar dhe e rrezikshme. Ne e thamë mendimin tonë por përgjegjësia për korrektimin nuk qëndron te ne”. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Poloninë kanë marrë një kthesë nga përkeqësimi që prej mbështetjes së fuqishme sovjetike të sekretarit të partisë komuniste polake Roman Novak, dhe kritikave të tij ndaj kongresit të partisë komuniste shqiptare. Pas zhvillimit ambasadori polak në Tiranë është larguar dhe as nuk është kthyer as nuk është zëvendësuar. Shqipëria është i vetmi vend i bllokut komunist që nuk i dërgoi mesa