Amerikanët kanë dhënë detaje nga lufta që regjimi komunist i shpalli fesë. Sipas disa dokumenteve të deklasifikuar nga CIA, goditja më e madhe u bë ndaj klerit katolik. Po ashtu janë dhënë dëshmi nga personat që ishin arratisur nga vendi.
Dëshmia e Mefail Totlakut
45 vjeçari Mefail Totlaku ka jetuar në fshatin Tren të Bilishtit. Ai deklaroi se në zonën e tij nuk ka rezistencë të organizuar ndaj regjimit. Njerëzit janë në dijeni të rezistencës së emigracionit dhe komitetit të NCFA dhe shpresat e çlirimit i kanë varur aty. Njerëzit e shikonin pozitivisht SHBA dhe Britaninë edhe pse më shumë i trembeshin ambicieve territoriale të fqinjëve. Sipas tij në zonën e Bilishtit shtëpitë më të sigurta kundër komunistëve janë Ismail Kape, Ramadan Mehmeti, Haki Mydini, Arif Ramadani, Refat Medani, Estref Medani, Reshit Ganiu, Hysni Kolami, Zeqir Baktashi, Shyqyri Muharemi, Foto Jorgji e Rahim Hajrullahu, të gjithë nga fshati Tren. Nga fshati i Bitiçkës ishin Qamil Saliko, Elmaz Shabani, Nazif Sulejmani. Kohët e fundit në fshatin e tij nuk kishte pasur arrestime, ai kishte dëgjuar për njerëz që ishin arratisur nga malet. Ai personalisht nuk kishte parë gjurmët e NCFA por kushëriri i tij Nazif Kape ka parë një fletushkë të lëshuar nga një avion ku thuhej që populli duhet të kishte durim pasi Shqipëria do të çlirohej nga NCFA me ndihmën e fuqive perëndimore. Agjentët e pushteti të zonës së tij ishin Gure Kolami, sekretar i organizatës bazë, Rustem Kolami, brigadier i kooperativës, Tosi Skordileva, Zenel Rexhepi agjent i Sigurimit, Resul Zhyleku, Enver Kape, sekretar i rinisë, të cilët jetojnë në Tren dhe veshin rroba civile.
Udhëtimi
Në Shqipëri nuk ka makina private dhe kamionët e vjetër që ekzistojnë nuk mjaftojnë për nevojat e udhëtarëve të cilët duhet të presin disa ditë për të gjetur mjete udhëtimi. Ai ka parë se në Berat dhe Rrogozhinë përveç biletave kontrollohen edhe letërnjoftimet. Për të udhëtuar nga Korça në Berat ai kishte paguar 160 lek. Letërnjoftimin e ka marrë në vitin 1948.
Kushtet e jetesës
Valuta e vetme që qarkullon në Shqipëri është Leku. Ushqimi dhe veshjet janë të racionuara. Anëtarët e lartë të partisë gjejnë çdo ushqim me lehtësi dhe mbështeten nga administrata e ushqimit. Tregu i zi praktikohet me aën të disa dyqaneve të veçanta. Ka disa kooperativa këmbimi ku fshatarët këmbejnë mallra por shpeshherë këto kooperativa mbeten pa ushqim. Shumica e artikujve të rëndësishëm ushqimorë mungojnë, si veshjet, sheqeri, kafja, orizi, sapuni e kripa.
Kolektivizimi
130 familjeve të fshatit tonë i janë bashkuar edhe 70 familje në kooperativën bujqësor. Megjithëse shumica nuk donin të merrnin pjesë, ato u detyruan ta bënin sepse ndryshe nuk mund të plotësonin detyrimet e tyre ndaj shtetit. Të gjithë bujqit kooperativistë janë të pakënaqur por nuk mund të qëndrojnë jashtë pasi humbasin kafshët e tyre dhe mjetet e punës që i dorëzuan në kooperativë kur hynë. Shumë anëtarë të kooperativës sabotojnë duke thyer veglat apo duke punuar keq. Ata që zbulohen përjashtohen për disa muaj dhe u hiqet e drejta e shpërblimit. Kolektivizimi i detyruar urrehet në të gjithë vendin.
Mars 1953
54 priftërinj të vrarë në Shqipëri
Agjencia katolike raporton për vdekjet e peshkopëve nga torturat, 19 të tjerë të burgosur. Nga 80 zyrtarë kishtarë që formonin klerin katolik të Shqipërisë në kohën e ardhjes së regjimit komunist në fuqi në fund të 1944, pesëdhjetekatër janë vrarë dhe 19 gjenden të burgosur, sipas agjencisë katolike të lajmeve “Fides”, e cila citonte një person të mirë-informuar që ishte larguar kohët e fundit nga Shqipëria. Mes të listuarve si të vdekur ishte dhe Monsinjor Nikola Vinsent Prenunshi, kryepeshkop i Durrësit, i arrestuar në 1947, i vdekur pas torturave dhe përçudnimit. Vdekja e tij duhet të ketë ndodhur kohët e fundit pasi fletorja zyrtare katolike e vitit 1952 e liston si të vetmin kryepeshkop shqiptar ende të gjallë. Shumë nga anëtarët e vrarë të klerit ishin torturuar para vdekjes, njofton agjencia katolike. Duke folur për torturat ajo shkruan se nga teknikat makabre të përdora ishin thyerja e kockave, prerjet e mishit, fërkimi me kripë, zhytja në jashtëqitje, djegia me sende të nxehta, apo shoku elektrik. Raportimi thonë se “revolucioni në Shqipëri po ha vetveten”. Në lidhje me këtë përmendet rasti i lejtnant Pjerin Kcira, ish-anëtar i forcave të sigurisë së Shkodrës, i cili u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burgim. Pas dhënies së dënimit në gjyq, ai u ngrit dhe akuzoi komunistët për shpikje të provave kundër klerit katolik. “Ju më detyruat të dal natën dhe të fsheh armë në kishat dhe manastiret e tyre në mënyrë që ju të kishit një justifikim për shkatërrimin e klerit dhe të kishave katolikëve”, kishte deklaruar ai në gjykatë. Ndërsa vazhdonte më tej: “Unë deklaroj para të gjithë popullit shqiptar se kam kryer urdhrat tuaja me korrektësinë më të madhe dhe në fshehtësi, por meqenëse ju nuk kemi mëshirë për mua uë dua që këto gjëra të bëhen të ditura publikisht. Agjencia thotë se pas një telefonate me kryeqytetin Tirana, gjykata e dënoi lejtnantin Kcira me vdekje. Ai u vra dhe trupi i tij u hodh në të njëjtën kënetë ku ishin hedhur trupat e priftërinjve të pafajshëm të vrarë.
Marrëdhëniet Shqipëri-Jugosllavi
Gjatë vitit të fundit politika jugosllave për Shqipërinë duket se po merr në konsideratë zhvillimet e mundshme të së ardhmes atje. Në deklaratat e tyre publike liderët jugosllavë, duke përfshirë dhe Titon, kanë thënë se duan në Shqipëri “të lirë e të pavarur”, në kufijtë e saj aktualë, si dhe politika mos-ndërhyrjeje nga fqinjët ballkanikë, veçanërisht Italia. Ata besojnë se vetë populli shqiptar kur t’i vijë koha do ta rrëzojë regjimin e Hoxhës. Aktualisht, Beogradi vazhdon të ruajë presionin e tij fizik dhe psikologjik ndaj Shqipërisë. Grupet jugosllave të shqiptarëve në emigracion duket se kanë si qëllim rritjen e presionit politik ndaj Shqipërisë por dhe ndaj grupeve politike shqiptare të Perëndimit, veçanërisht atij të sponsorizuar nga SHBA, Komiteti i Shqipërisë së Lirë. Aktualisht nuk ka gjasa që Jugosllavia të bëjë lëvizje të hapura kundër Shqipërisë, pasi për momentin Beogradi favorizon ekzistencën e Shqipërisë, edhe pse e komanduar nga sovjetikët dhe vetëm “de jure” e pavarur. Në propagandën e drejtuar si ndaj Lindjes dhe ndaj Perëndimit, Tito vendos theks të madh në aspektin jo-agresiv të socializmit të tij. Kjo fushatë shpjegon se qeveria e tij është paqësore dhe se është e mundur se socializmi mund të jetojë në paqe në fqinjët, përfshi edhe ato jo-socialistë. Tito thotë se përshtypja e krijuar nga Perëndimi se socializmi është sinonim i agresionit, e ka origjinën te sjellja e Bashkimit Sovjetik. Prandaj sipas tij, vazhdimi i mbijetesës së regjimit Hoxha është një dëshmi e qëllimeve jo-agresive të regjimit të Titos. Që Beogradi të tentojë përmbysjen e regjimit Hoxha, ai duhet të nisë një fushatë të gjerë propagande për të shpjeguar dhe justifikuar kushtet që e bëjnë diçka të tilla të detyrueshme. Ai gjithashtu duhet të bjerë dakord me Greqinë për çështjen e Epirit të Veriut dhe të nisë trajnime të gjera të shqiptarëve të Kosovës, pranë kufirit me Shqipërinë. Gjithsesi një agresion i mundshëm i Jugosllavisë do të sillte probleme dhe me fuqitë perëndimore, veçanërisht me Britaninë dhe SHBA. E vetmja situatë që mund të ishte e justifikueshme në përdorimin e forcës klandestine në Shqipëri do të ishte shpërthimi i konfliktit të brendshëm, ku Jugosllavia do të ndërhynte për të mbrojtur kufijtë e saj. Ndërkohë në Shqipëri pakënaqësia ndaj regjimit vazhdon, si mes popullsisë së varfëruar dhe mes elementeve të ndryshme të partisë, të nivelit të mesëm dhe të ulët. Ndër aspektet e pakta pozitive në Shqipëri përmendim zgjerimin e kapaciteteve industriale prej rritjes së ndihmës nga vendet e orbitës sovjetike, dhe rrjedhimisht shtimin e aftësive ushtarake dhe mundësive të regjimit për t’u përballur me rezistencën. Një revoltë e brendshme në Shqipëri do të ishte e pamendueshme pa dezertime të gjera mes forcave ushtarake dhe të sigurisë, të cilat duket se kontrollohen ashpër nga udhëheqja sovjetike dhe oficerët shqiptarë të trajnuar në BRSS. Raportimet për rreth 6000 refugjatë shqiptarë në Jugosllavi duket se janë të ekzagjeruar. Zyrtarët jugosllavë në mars 1952 kanë dhënë shifrat prej 3100 refugjatë dhe rreth 3500 në gusht.
Gusht 1952
Shtypi francez
Konferenca e paqes e klerit komunist shqiptar
“Kleri i besimeve të ndryshme të Shqipërisë në luftë për paqen” është një broshurë e printuar në gjuhën shqipe në Tiranë, ku përshkruhet konferenca kombëtare e besimeve shqiptare dhe qëllimi i saj. Në të përfshihen 28 fjalimet e anëtarëve dhe katër fjalimet e krerëve të besimeve të Shqipërisë, si dhe jepen tekstet e mesazheve të konferencës për udhëheqësin Enver Hoxha dhe Këshillin Botëror të Paqes në Paris. Konferenca kombëtare e besimeve u mblodh në Tiranë në 8 e 9 korrik 1952 me më shumë se 200 delegatë dhe të ftuar nga besimet fetare myslimane, ortodokse, katolike dhe bektashi. Në të u manifestua vullneti i klerit për të punuar për një paqe botërore të drejtë e të qëndrueshme, si dhe për miqësinë e popullit shqiptar me popujt e demokracive popullore të drejtuara nga BRSS dhe Stalini. Kjo pikëpamje u shpreh qartë në fjalimin e hapjes nga Hafiz Musa Haxhi Aliu, kreu i komuniteti mysliman, si dhe në fjalimet e liderëve të tjerë dhe në deklaratën e aprovuar të konferencës drejtuar të gjithë besimtarëve në Shqipëri. Konferenca i dërgoi gjithashtu telegrame urimi dhe besnikërie Enver Hoxhës, Këshillit Botëror të Paqes dhe BRSS. Kleri shqiptar, i frymëzuar nga idealet humanitare e patriotike shprehu indinjatën kundër gjakpirësve anglo-amerikanë dhe veglave të tyre, të cilët kërcënojnë popullin shqiptar dhe dëshirojnë të çojnë botën sa më shpejt drejt luftës e mjerimit.
Folësit dënuan aktet barbare të kryera nga amerikanët kundër popullit të pafajshëm korean dhe kërkuan ndalimin e metodave të shkatërrimit në masë të përdorura prej tyre. Folësit dënuan aktivitetet e klerikëve të tjerë si Papa dhe Patriarku Athengoras, që janë kthyer në vegla të imperializmit dhe në pengesa të paqes botërore. Konferenca miratoi apelin e kishës ruse që të gjithë popujt t’i bashkohen përpjekjes së paqes. Në konferencë u analizua gjendja e brendshme në Shqipëri dhe shprehu dëshirën për bashkimin e të gjitha besimeve të kombit shqiptar nën udhëheqjen e partisë së Punës dhe Enver Hoxhës të cilët po përpiqen të mbrojnë paqen botërore dhe të ndërtojnë socializmin.
Akuzat
Kreu mysliman Haxhi Aliu tha se amerikanët kishin kryer sulme bakteriologjike ndaj të burgosurve të luftës në ishullin Koje. Autori Mark Ndoja përmendi figurat e mëposhtme si tradhtarë të popullit: Papa, at Anton Arapi, Don L. Santo, B. Shpati, Sali Myftia, Visarion Xhuvani, Pandelimon Kotoko. Ndërsa klerikët që quajti patriotë ishin Don Pjetër Rudi, Papa Kristo Negovani, Hoxha Tahsim, Don Ndre Mjeda, Baba faja Martaneshi e baba Fejzo Dervishi.
Ahmet M. Dede kreu i komunitetit bektashi tha se Duclos është arrestuar në Franë me urdhër të amerikanëve dhe bazuar në dokumenta të rreme. Monsignor Sulejman Myrto, myftiu i Tioranës tha se Rexhet Shpati dhe Sali Myftiu ishin vegla të forcave pushtuese (pa i specifikuar).Mandriti ortodoks i Korçës Dhimitër Kokoneshi tha se amerikanët kanë bërë eksperiente me të burgosurit në ishullin Koje duke i infektuar me gaz helmues, sëmundje si kolera e murtaja, dhe shtoi se amerikanët janë armiqtë më mizorë të Shqipërisë, që organizojnë spiunazh kufitar në bashkëpunim me Jugosllavinë, Greqinë, Italinë dhe kriminelët shqiptarë të luftës.
Mandrili Sofron Borova nga Korça akuzoi peshkopin Tandelimon Kotoko se ppo punon për aneksimin e Korçës dhe të Gjirokastrës nga Greqia. Reverend Polizoi i Fierit quajti gjeneralin amerikan Ridgeëay “gjeneral mortaja”. Don Ndoic Satcia i dioqezës së Lezhës akuzoi amerikanët për përdorim armësh kimike e bakteriologjike, si dhe për tortura çnjerëzore ndaj njerëzve e fëmijëve të pafajshëm. Kreu i Kishës autoqefale të Shqipërisë Paisi Vodica i bëri apel të gjitha forcave të dënojnë masakrat amerikanë në Kore dhe imperializimin anglo-amerikan në përgjithësi. Monsinjor Bernardfin Shllaku i kishës katolik ngriti lart Enver Hoxhën e Stalinin dhe bëri apel për paqe. Një telegram nga konferenca iu dërgua Këshillit Botëror të Paqes për të protestuar ndaj armëve të shkatërrimit në masë, duke shprehur admirim për misionin e Këhsillit.
Maj 1952
Jugosllavi/Shqipëri
Prej rreth një viti tashmë refugjatët shqiptarë në Jugosllavi po marrin trajtim dhe asistencë më të mirë. Më parë ata ishin subjekt i torturave dhe burgosjeve të njëjta me ato që njerëzit vuajnë nën regjimin e Enver Hoxhës, ndërsa tani të motivuar nga rrethanat politike dhe ekonomike autoritetet jugosllave kanë ndryshuar politika e tyre dhe po i trajtojnë refugjatët me konsideratë. Të sapoardhurve menjëherë u jepen rroba dhe banesë. Çdo refugjat merr 3000 dinarë dhe një kartë racionesh ushqimi në restorant, për të cilën ai mund të paguajë paraprakisht 1500 dinarë në muaj. Kuponat për veshje shpërndahen sipas besimit që UDB ka mbi secilin individ (Kohët e fundit ka raste kur kuponat e veshjeve eliminohen dhe në vend të tyre krijohet një listë me individë që u nevojiten veshje të caktuara, si për shembull pallto, kepuce etj.) disa individë marrin shpërblime shtesë për aktivitete politike, që arrijnë në 400 dinarë në muaj. Agjentëve shqiptarë që punojnë për UDB u jepen shpërblime të fshehta për shërbimet e fshehta që ngarkohen të kryejnë, dhe kjo zakonisht reflektohet në rrobat e tyre që janë më të mira. Nëse një refugjat është teknik ose specialist dhe gjen punë, ai merr rrogën përveç asistencës si refugjat. Një nga këto raste është dentisti H. Bekteshi dhe gruaja e tij. Në rast sëmundjeje refugjatët me profesion marrin kujdes mjekësor. Qeveria jugosllave ndihmon të gjithë ata që kanë ndihmuar miqtë ose familjarët për t’u arratisur nga Shqipëria. Që prej dy muajsh refugjatët janë të lirë të udhëtojnë për të vizituar bashkatdhetarët e tyre. Disa prej tyre jetojnë në hotele, të tjerë në shtëpi private, ish-banorët e të cilave janë nxjerrë janë për të akomoduar refugjatët. Një pjesë e refugjatëve janë punësuar në miniera. Vlen të theksohet se një refugjat shqiptar me mesatarisht një asistencë prej 3000-4000 dinarë në muaj. Kjo asistencë nuk i mbulon kostot e jetesës por është aq sa merr një punëtor i zakonshëm për tetë orë në ditë. Deri kohët e fundit refugjatëve nuk u jepej asnjë asistencë pasi ata konsideroheshin të mbështetur me asistencë nga grupe si ai i kolonel Çunit apo Gjon Gjinajt.