Stresi dhe Einxhel nuk i kanë pasur raportet e mira. Sherri i një viti më parë mes tyre bëri bujë në rrjet. Gjithçka nisi kur reperi sulmoi përmes një postimi në Instastory moderatoren, e cila kishte shkruar se nuk kishte dalë në protestat e organizuara për vrasjen e 25-vjeçarit nga polici.
Ajo shkruante se e dënonte dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet. Ndërsa Stresi i cili ka qenë shumë i përfshirë në këto protesta, ku ka thënë se ka qenë edhe organizatori, ofendonte Einxhel.
Ndërkohë të dielën, Stresi ishte i ftuar në “E diell”, ku është ngacmuar edhe për pjesëmarrjen e Einxhel në “Big Brother VIP”.
Reperi i ka surprizuar të gjithë me deklaratën e tij duke lënë të kuptohet se çdo gjë është lënë pas në të shkuarën.
“Konkurrente shumë e fortë më duket!”, tha Stresi.
































