Producenti shqiptar është vrarë me breshëri plumbash në banesën e tij në Londër një ditë para Krishtlindjes. Bëhet fjalë për Flamur Beqirin nga Ferizaj i Kosovës, i cili njihej edhe me emrin Alex, dhe punonte si producent i disa artistëve të njohur aty.
Sipas ‘The Gurardian’, në mbrëmjen e 24 dhjetorit, natën e Krishtlindjes, rreth orës 21:00 të mbrëmjes fqinjët raportuan në polici për disa të shtëna me armë zjarri.
Autorët dhe motivet e vrasjes janë ende të panjohura për policinë angleze ndërsa hetimet vijojnë.