Gjykata saudite ka marrë vendimin që pesë persona do të ekzekutohen dhe tre të tjerët do të burgosen për 24 vjet, për vrasjen e gazetarit Khashoggi.
Vrasja e Khashoggit, gazetar i Ëashington Post, shkaktoi krizën më të madhe diplomatike të Arabisë Saudite që nga sulmet e 11 shtatorit, pasi udhëheqësit botërorë dhe drejtuesit e biznesit kërkuan të distancohen nga Rijadi.
CIA arriti në përfundimin se princi i kurorës së vendit, Mohamed bin Salman, urdhëroi vrasjen e Khashoggit, sipas një raporti nga Ëashington Post. Princi i kurorës mohon përfshirjen, por tha për TV amerikan muajin e kaluar se ai mori “përgjegjësinë e plotë si një udhëheqës në Arabinë Saudite”.