Falsifikonin biletat e urbaneve, kush janë dy biznesmenët e fuqishëm në Tiranë që u arrestuan (Detaje nga operacioni policor)

    0
    2219

    Të tjera detaje zbardhen nga operacioni policor, ku ranë në pranga 8 persona, për falsifikim biletash në Tiranë.

    Mësohet se mes të arrestuarve janë edhe pronarët e kompanisë së transportit, ‘Alba Trans’, Fatos Vrapi 60 vjeç dhe Albana Vrapi.

    Po ashtu në pranga kanë rënë edhe Evis Vora – administrator i kompanisë, Aldi Duka – dispecer, Lulzim Allaraj – dispecer dhe Klodiana Qato – ekonomiste.

    Kujtojmë se gjatë këtij operacioni është arrestuar edhe pronari i linjës së urbanëve ‘Unaza’, Ferdinant Ibrahimi, bashkë me të birin, Anastas Ibrahimi.

    Gjatë operacionit policior janë sekuestruar 150 mijë bileta, ku vënia në treg e të cilave do të kapte vlerën 6 milion lekët të reja.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here