Google search engine
Home Aktualitet “Jam tre lëvizje para”, Rama reagon pas urdhrit të paprecedentë të Voltana...

“Jam tre lëvizje para”, Rama reagon pas urdhrit të paprecedentë të Voltana Ademit për punonjësit e bashkisë

0
327

Nga Vora në mbyllje të fushatës zgjedhore, kryeministri Rama ka komentuar vendimin e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi që nxjerr administratën në punë të shtunën dhe të dielën në orarin e votimit, 07:00-19:00, ndërsa ironizoi edhe Metën, që shkoi që në orën 05:00 të mëngjesit në zyrë në gatishmëri për të pritur Ramën.

“Jam tre lëvizje para, e kam thënë. Moltana kishte nxjerrë urdhër të gjithë në punë që në 07:00 të mëngjesit. Ky tjetri doli që në pesë të mëngjesit si ajo pronto pica. Po bëhen zhele në sytë e popullit. Kjo kërkonte të gjithë në punë nga 7 e mëngjesit deri në 7 të darkës, ka frikë që edhe ata që ka në bashki do të shkojnë të votojnë ti japin lamtumirën Molotanës.

Është ngjallur baba Haxhiu, Haxhi Qamili, ai i famshmi, tiranasi i gabuar. Ata që i thotë Likja ti thonë Xhikja, se është Haxhiu i ri. Ky nuk di se cfarë bën me dekretet, ndërsa Haxhiu nuk dinte se cfarë bënte me vulën. Kjo është histori dramatike. K ardhur koha që të shkulet e keqja, të refuzohet dhe kalbëzohet” tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here