Spartak Braho foli për padinë që Kryeministri Rama ka njoftuar se ka bërë ndaj presidentit Meta, për shkelje të Kushtetutës në rastin e mosdekretimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.
Pyetur se çfarë mendon për një gje të tillë Braho ka qenë i prerë:
“Duhet lexuar më parë padia, nuk mund të shprehem pa e lexuar atë padi”.Kujtojmë se Rama tha pak ditë më parë se i ka gati paditë për t’i dorëzuar në gjykatë për disa shkelje që, sipas tij, ka kryer kreu i shtetit. “Ne kemi përgatitur padinë, në fakt do të jenë një sërë padish për shkeljet e presidentit”, tha ai.









































